Kuriozitete

Festat zyrtare, si renditet Shqipëria? Jemi ndër vendet e para në Europë dhe të tretët në rajon me 14-të ditë pushimi

0

“Scan Intel” ka rikthyer në analizë të dhënat mbi numrin e ditëve të festave në vende të ndryshme të botës për të parë se cilat shtete festojnë më shumë dhe cilat më pak. Janë mjaft vende të cilat gëzojnë privilegjin e të pasurit pushime të vendosura nga ligji ose siç quhen ndryshe dhe festa zyrtre. Por cfarë karakteri kanë këto festa? Festat në përgjithësi përbëjnë përvjetorin e një ngjarjeje të rëndësishme historike, ose festë fetare.

Siç e tregon dhe grafiku, Nepali kryeson listën me 35 festa publike të festuara çdo vit. Ndërkohë, në renditje ndjek Mianmari me 32 festa pasuar nga Irani me 26 të tilla dhe Sri lanka me 25 festa.

Mes vendeve të botës, Shqipëria klasifikohet si një vend me më pak ditë festash apo pushimesh, me 14 të tilla. Nëse krahasimi do bëhej me vendet e Europës, shohim se Shqipëria është ndër ato vende që ka më shumë festa publike. Ndërkohë, Kosova regjistron gjithsej 12 ditë pushimi sipas kalendarit të fesatve zyrtare të publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në rajon Shqipërinë e lë pas vetëm Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina me 16 ditë dhe 23 ditë.

Ndër të tjera “Scan Intel” ka bërë një analizë vetëm të festave zyrtare në vendin tonë referuar kalendarit të festave zyrtare për vitin 2023 nga Banka e Shqipërisë. Sipas të dhënave janë 6 ditë nga totali të cilat i përkasin festave fetare dhe 8 të tjera i përkasin festave jo fetare.

Ditët e pushimit prej festave kanë avantazhet e tyre pasi njerëzve i’u jepet më shumë kohë për të qenë me familjen, por gjithashtu kanë dhe disavantazhet e veta pasi ndikojnë në ngadalësimin e sektorit financiar.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Çmimet në ndërtim u shtrenjtuan më pak se një vit më parë/ Kostot në sektor u rritën me 4.7%, ndikuan materialet dhe energjia

Postimi mëparshëm

Azilantët po pakësohen! Bie numri i kërkesave me 20% gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, rreth 5 mijë shqiptarë aplikuan

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.