Kuriozitete

Garuesit e 14 majit, mosha mesatare në 49 vjeç/ PD, subjekti më i “plakur”, ndiqet nga “Bashkë Fitojmë”. PS, subjekti me kandidatët më të rinj, 47.6 vjeç

0

“Scan Intel” ka analizuar listën zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sa i përket kandidatëve për kryetar bashkie në garën e datës 14 maj, për të kuptuar diçka më shumë në lidhje me profilin e tyre. Në analizë janë marrë pikërisht datat e lindjes së 143 kandidatëve për 61 bashkitë e vendit. Mesatarisht kandidojnë 2.3 garues për një vend. Koalicionet ose partitë janë ndarë në 4 grupe kryesore në këtë analizë; Partia Socialiste, Partia Demokratike, `Bashkë fitojmë` dhe `të tjera`, ku janë përfshirë kandidatë të pavarur ose të partive apo lëvizjeve të vogla.

Nga kjo analizë shifrash rezulton se mosha e kandidatëve varion nga 30 vjeç në 67 vjeç, për një mesatare prej 49.5 vitesh për kandidat dhe një moshë mediane prej 51 vitesh. Nëse analizën do ta fokusojmë sipas subjekteve, vërejmë se ndër to, `Partia Demokratike` është më e “plakura”, me një moshë mesatare prej 52.2 vitesh, mbi të tjerat, dhe mbi mesataren. Për këtë subjekt, mosha e kandidatëve për kryetar bashkie varion nga 32 në 64 vjeç. Ndjek më pas në renditje `Bashkë Fitojmë` me një moshë mesatare prej 50.7 vitesh dhe subjektet e klasifikuara si të tjera, me 49.3 vite moshën mesatare të kandidatëve. Subjekti me moshën mesatare më të re në zgjedhjet e 14 majit ndërkohë rezulton të jetë Partia Socialiste, me 47.6 vite. Kjo është mosha mesatare më e re mes subjekteve garuese dhe nën mesataren e përgjithshme. Për këtë subjekt, mosha e kandidatëve varion mes 32-67 vjeç, sinjalizojnë shifrat e përpunuara dhe analizuara nga “Scan Intel”.

Në rast se analizën do ta spostonim sipas bashkive, vëmë re se bashkia ku garojnë kandidatët më të vjetër në moshë është Puka, me një moshë mesatare prej 61 vitesh, ndjekur nga Dibra, me 58.6 vite, Prrenjasi dhe Tropoja me 58.5 vite, dhe Tepelena me 58 vite. Nga krahu tjetër ndërkohë, shohim se 5 bashkitë me garuesit më të rinj në moshë për garën e 14 majit janë: Gjirokastra me 43 vite, Selenica me 42.5 vite dhe Kavaja, Pusteci dhe Vora, me një moshë mesatare kandidatësh prej 36.5 vitesh secila. Gjon Gjonaj për Bashkinë e Pukës është kandidati më i vjetër në garë, me 67 vite mbi “supe”, ndërsa më i riu është Pandi Jani për Bashkinë e Pustecit, 30 vjeç.

Me moshën e 143 kandidatëve që varion mes 30 dhe 67 vjeç vëmë re se mungojnë tërësisht të rinjtë, pra ata deri në 29 vjeç, ndryshe nga zgjedhjet e përgjithshme.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Inflacioni sipas Eurostat zbret në 5.5%/ Çmimet në mars u rritën më pak se në rajon e Europë, por ushqimet vijojnë me rritje dyshifrore

Postimi mëparshëm

Familjet shpenzuan €2 mld më shumë vjet/ €13.6 mld konsumi i familjeve, por, ekonomia uli varësinë nga familjet

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.