Raporte

Shqiptarët e njohin BE-në më mirë se europianët?!/ Anketa e KE: 52% shprehen të informuar, në Europë vetëm 35%

0

Shqiptarët shprehen se janë më të informuar se europianët sa i përket çështjeve të Bashkimit Europian tregojnë të dhënat e barometrit standard të Komisionit të Europës për periudhën 2021-2022. Të pyetur se sa informacion kanë për çështjet europiane, 52% e shqiptarëve janë përgjigjur se janë të mirë informuar, ndërkohë që kjo përqindje për europianët regjistrohet në 35%. Nga ana tjetër, 48% e shqiptarëve janë shprehur se nuk janë të mirë informuar mbi çështjet europiane. Një qasje ndryshe nga ajo e shqiptarëve vërehet në të dhëna sa i përket përgjigjeve që kanë dhënë qytetarët e Bashkimit Europian. Janë 64% e europianëve të cilët janë shprehur se nuk janë të mirë informuar rreth çështjeve europiane. Ky rezultat mbi nivelin e informimit në rastin e qytetarëve shqiptarë mund të jetë edhe shkak i rrugtimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian vitet e fundit.

Mjaft interesante paraqiten shifrat nëse do të flisnim për imazhin që kanë qytetatrët e unionit, por edhe të qytetarët e vendeve që presin të antarësohen, sa i përket Bashikimi Europian. 71% e shqiptarëve janë shprehur se kanë perceptim pozitiv për imazhin e Bashkimit Europian, ndërkohë që 44% e qytetarëve në vendet e unionit janë shprehur pozitivisht. Po për këtë pyetje 22% e shqiptarëve janë shprehur neutralë, ndërsa 7% kanë thënë se kanë krijuar imazh negativ mbi Bashkimin Europian. Nisur nga këto të dhëna kuptojmë se shqiptarët janë pro bashkimit Europian dhe janë entuziastë sa i përket antarësimit të tyre.

Rikujtojmë se Eurobarometri është instrumenti i sondazheve që përdoret nga Komisioni Evropian dhe institucione apo agjenci të tjera të BE-së për të monitoruar rregullisht gjendjen e opinionit publik në Evropë për çështjet që lidhen me Bashkimin Evropian, si dhe qëndrimet ndaj subjekteve të natyrës politike ose sociale. Ky sondazh është zhvilluar nga 18 janari deri më 14 shkurt 2022 në 39 vende ose territore që përfshijnë 27 Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian si dhe pesë vendet kandidate: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sa janë rritur realisht pagat? Vetëm 14 euro në muaj që prej vitit 2014, nëse marrim për bazë rritjen e çmimeve

Postimi mëparshëm

1 në 3 të punësuar, në shtet/ Shqipëria kryeson Europën me përqindjen më të lartë, Norvegjia e dyta me 30.4%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.