Raporte

Sa paqësore është Shqipëria? Indeksi: Renditemi në vend të 40 në botë dhe të dytët në rajon, përmirësohemi në pikëzim

0

“Indeksi Global i Paqes” për vitin 2023 tregon se Shqipëria është ngjitur me një pozicion, krahasuar me edicionin e vitit të kaluar dhe po ashtu është rritur edhe në pikëzim. Ky indeks e pozicionon Shqipërinë për këtë vit në vend të 40 mes 163 vendeve të marra në total. Në hartën globale vendi ynë përcaktohet me ngjyrë të kaltër të lehtë çka do të thotë se është e vendosur krah shteteve të cilat kanë punuar me paqen dhe kanë nivel të lartë të saj. Shqipëria ka grumbulluar gjithsej 1.74 pikë nga 1.76 pikë që kishte gjatë edicionit të kaluar. Sipas raportit sa më afër numrit 1 të jetë vlerësimi në pikë aq më paqësor është vendi.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet e dyta duke lënë pas Malin e Zi, Serbinë, Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën. Maqedonia e Veriut renditet e para në rajon duke u pozicionuar në vend të 38-të, nga vendi i 36-të që pozicionohej në Indeksin e vitit 2022. Pas Maqedonisë dhe Shqipërisë renditet Mali i Zi në vend të 45-të dhe Bosnje Hercegovina. Serbia dhe Kosova renditen të fundit në rajon, perkatësisht në vend të 65-të dhe 70-të. Referuar të dhënave të raportit Kosova ka treguar një përmirësim me pesë pozicione.

Në raport me vendet e Europës, Shqipëria renditet në vend të 28-të nga 36 vende gjithsej. Nga vendet e Europës, përveç vendeve të rajonit, Shqipëria ka lënë pas shtete si Greqia, Qipro, Franca dhe Turqia, e cila renditet e fundit. Në vend të parë në Europë renditet Isanda me 1.12 pikë. Islanda në këtë indeks nuk kryeson vetëm Europën, por edhe botën.

Ky publikim është edicioni i 17-të i “Indeksit Global të Paqes” (GPI), dhe është realizuar nga Instituti për Ekonominë dhe Paqen (IEP). Ky indeks e mat nivelin e paqes në këto vende sipas tre shtyllave kryesore të cilat janë: niveli i sigurisë shoqërore, shtrirja e konflikteve të vazhdueshme të brendshme dhe ndërkombëtare dhe shkalla e militarizimit. Këto shtylla ndahen sipas 23 treguesve të cilët kanë të bëjnë me shkallën e vrasjeve, me ndikimin e terrorizmit, shkallja e burgosjes, krimet, perceptimet e kriminalitetit, importet dhe eksportet e armëve, shpenzimet ushtarake, paqëndrueshmëria politike, vdekjet nga konfliktet e brendshme dhe të jashtme, demonstratat e dhunshme, marrëdhënia me shtetet fqinje dhe të tjera.

Sa i përket shtyllës së parë, pra shtrirjes së konflikteve të vazhdueshme të brendshme dhe ndërkombëtare, Shqipëria vlersohet me 1.4 pikë. Për nivelin e sigurisë shoqërore vlerësohemi më keq me 2.07 pikë, ndërsa për shkallën e militarizimit vlerësohemi me 1.67 pikë.

Indeksi Global i Paqes 2023, Shqipëria

Për të parë raportin e plotë klikoni këtu

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Mbi 200 mijë shqiptarë kërkojnë “ëndrrën amerikane” çdo vit. Aplikimet për Llotarinë Amerikane sipas periudhave

Postimi mëparshëm

Të varfër, por s`kursejmë për argëtim/ Jemi të 3-tët në Europë, shpenzojmë 1.1 mld euro në vit, 6.2% të PBB-së

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.