Emigracioni

Mbi 200 mijë shqiptarë kërkojnë “ëndrrën amerikane” çdo vit. Aplikimet për Llotarinë Amerikane sipas periudhave

0

Referuar të dhënave nga “Departamenti Amerikan i Shtetit” numri i apilikimeve për Llotarinë Amerikane nga shqiptarët ka qenë në rritje ndër vite, por duke përjashtuar vitin 2021, i cili ka shënuar rënie si pasojë e kufizimeve pandemike.

Shifrat tregojnë se për vitin 2021 janë 240,886 aplikime, ndërkohë që gjatë vitit 2020 ishin rreth 345 mijë aplikime, ndërsa gjatë vitit 2019 janë regjistruar 331 mijë aplikime. Theksojmë se ky është numri total i aplikimeve për llotarinë dhe nuk përfshin vetëm aplikimet direkte, por edhe familjarët e aplikantit. Nisur nga sa thamë më sipër për rënien e numrit të aplikimeve gjatë pandemisë, me konkretisht të dhënat tregojnë se krahasuar me vitin 2020, aplikimet për vitin 2021 shihet të kenë rënë me 30.2%.

Nga të dhënat ndër vite për këtë tregues vihet re se numrin më të lartë të aplikimeve nga Shqiptarët e regjistron viti 2018-të me nivel aplikimesh deri në 367 mijë të tilla. Ndërkohë, viti me nivelin më të ulët, që nga 2007-ta, është viti 2011-të me numër aplikimesh në 87,189. Nga një përllogritje e thjeshtë në harkun kohor të 15-të viteve numri mesatar i shqiptarëve të cilët kanë aplikuar për Llotarinë Amerikane është rreth 210 mijë.

Krahasuar me vendet e botës, për vitin 2021, Shqipëria renditet mes 20 vendeve të para e numrin më të lartë të aplikimeve për Llotarinë Amerikane, ose më saktë renditet e 14-ta. Në vend të parë ne nivel global gjejmë Egjiptin, pasuar nga Uzbekistani.

Sa i përket vendeve të Europës, Shqipëria është e treta pas Ukrainës dhe Rusisë me numrin më të lartë të personave që duan të shkojnë në Amerikë . Duke marrë parasysh numrin e lartë të popullsisë së këtyre dy vendeve krahasuar me Shqipërinë themi se numri i aplikimeve nga shqiptarët është konsiderueshëm i lartë. Popullsia e Shqipërisë për vitin 2021 është regjistruar në gati 2.8 mln banorë, kështu që nga llogaritjet del se për këtë vit rreth 11% e popullsisë në Shqipëri kanë aplikuar për “ëndrrën amerikane”.

Për të parë të dhënat e plota klikoni këtu

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shesim më shumë se sa blejmë me SHBA/ 13 mld lekë eksporte. Giza & çeliku, bimët medicinale dhe fasonët gjejnë treg të ri

Postimi mëparshëm

Sa paqësore është Shqipëria? Indeksi: Renditemi në vend të 40 në botë dhe të dytët në rajon, përmirësohemi në pikëzim

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.