Popullsia

Sa herë është kryer Censi në Shqipëri? Për herë të 12-të këtë vit. Analiza sipas periudhës dhe karakteristikave përkatëse

0

Referuar “Institutit të Statistikave” Censi i Popullsisë dhe Banesave për këtë vit do të jetë i 12-ti që nga viti 1923 kur është kryer për herë të parë regjistrimi i popullsisë në vendin tonë. Në harkun kohor të 100 viteve nga të 12 censet e zhvilluara në Shqipëri, nga të cilët janë prodhuar statistika zyrtare, secili prej tyre ka një karakteristë përkatëse. ‘Scan Intel’ ka analizuar historikun sipas viteve duke marrë në konsideratë edhe këto karakteristika. Në vitin 1930-të është kryer censi i dytë i popullsië, i cili është mbështetur në deklarimin e lirë të moshës për shkak të mungesës së mjeteve të identifikimit. Veçantia e censit të tretë, të kryer në vitin 1945-ë, është regjistrimi në një ditë i popullsisë (dita me ndalim qarkullimi). Në vitin 1950-të, i cili përkon me censin e katërt në Shqipëri, është rindërtuar regjistri i gjendjes civile. Censi i pestë në radhë, ai i vitit 1955-ë, ka përfshirë për herë të parë pyetjet e reja mbi migrimin e brendshëm. Në datën 2 tetor të vitit 1960-të është kryer censi i gjashtë i popullsisë, i cili është realizuar në të njejtën ditë me atë të banesave. Për të vijuar edhe më tej me historikun e censeve në vendin tonë vijmë te censi i shtatë në radhe i kryer në vitin 1969-të dhe si veçori kryesore ka informacionet shtesë mbi karakteristikat social-ekonomike të popullsisë. Në censin e viti 1979-të për herë të parë janë përfshirë pyetje për fëmijët e lindur dhe ata akoma gjallë. Sa i përket censit të nëntë të kryer në vitin 1989-të ka ndjekur pjesërisht rekomandimet e Kombeve të Bashkuara. Në vitin 2001 censi u bazua në deklarimin e lirë dhe shtimin e pyetjeve për migrimin ndërkombëtar, ndërsa ai i vitit 2011-të pati përputhje e plotë me rekomandimet ndërkombëtare. Gjithashtu mblodhi informacion mbi përkatësinë fetare dhe përkatësinë etnike bazuar në deklarimin e lirë të çdo individi.

Censi i vitit 2023 do të ofrojë të dhëna të nevojshme për të vlerësuar dinamikat e popullsisë, si dhe ndryshimet demografike të popullsisë. Ajo çfarë është interesante është modernizimi i pajisjeve dhe i sistemit të informacionit gjeografik. Sa i përket rekrtutimit të punonjësve shifrat thonë se janë 450 mbikqyrës edhe specialistë IT, 1,048 kontrollorë dhe 5,240 anketues.

Buxheti i miratuar për kryerjen e censit të këtij vitit është 16,911,032 euro. Po të analizojmë origjinën e buxhetit shohim se 55% është nga buxheti i shtetit, 28% nga Komisioni Europian dhe 17% nga fondacione në Suedi dhe Zvicër.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Italianët “pushtojnë” Shqipërinë/ 53% turistë më shumë se vitin e kaluar, vendi i dytë me prurjet më të larta të vizitorëve

Postimi mëparshëm

Tregtia me pakicë përshpejton rritjen/ Ngjitet me 5.8% në tremujorin e dytë, ndikoi turizmi

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.