Popullsia

Kostot e Censit, rreth 2 milion euro më të shtrenjta/ Modernizimi i infrastrukturës teknologjike rriti shpenzimet

0

Censi i Popullsisë dhe Banesave, i cili do të nisë në datën 18 shtator, do të ofrojë të dhëna mbi numrin zyrtar të popullsisë në vendin tonë, por edhe mbi një sërë karakteristikash demografike. Sipas detajeve të bëra publike nga “Instituti i Statistikave” kostoja totale e parashikuar për realizimin e Censit këtë vit është 16.9 milionë euro. Referuar edhe shifrave të mëparshme të analizuara nga ‘Scan Intel’ rreth 55% të këtij buxheti e mbulon qeveria shqiptare, ndërsa 28% Komisioni Europian.

Nga një përllogaritje bazuar në të dhënat e shpenzimeve totale del se për frymë kostoja e Censit për këtë vit është rreth 6 euro. ‘Scan Intel’ ka siguruar të dhëna nga INSTAT për buxhetin e Censeve të kryera në Shqipëri pas viteve 1990, nga ku del se kostot kanë qenë më të ulta. Buxheti total i parashikuar për realizimin e Censit të vitit 2011-të është rreth 15 milion euro. Ndërkohë, kostoja reale e realizimit të Censit në vitin 2011 është 11.3 milion euro. Nëse këtë vlerë do ta përkthenim për frymë të dhënat tregojnë se kostoja duke u bazuar në popullsinë e vitit 2011-të arrin në 5.1 euro. Krahasuar me Censin e kaluar, këtë vit kostot janë rreth 1.9 milion euro më shumë.

Nga ana tjetër, nga shifrat referuar “INSTAT”, kostoja e Censit të realizuar në vitin 2001 përkon më vlerën 7.2 milion euro. Gjithmonë referuar popullsisë së atij viti del se kostoja për banor ka qenë rreth 2.3 euro.

Investimet për realizimin e Censit këtë vit duken se janë më të lartat, por kjo si pasojë e modernizimit të infrastrukturës teknologjike që do të përdoret këtë vit. Nga informacionet që “Instituti i Statistikave” ka bërë publike buxheti do të shpërndahet në burimet njerzore, pajisjet teknologjike, logjistikë, gjeoinformacioni e IT si dhe publiciteti.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Tregtia me pakicë përshpejton rritjen/ Ngjitet me 5.8% në tremujorin e dytë, ndikoi turizmi

Postimi mëparshëm

“Kërcejnë” pagat në sektorin e shërbimeve/ Tremujori i dytë, agjencitë e udhëtimit dhe komunikacioni me rritjen më të lartë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.