Popullsia

Në Shqipëri, ndër 4 gra ka 5 fëmijë/ Renditemi të tretët nga fundi duke lënë pas vetëm Maltën dhe Spanjën

0

Sipas të dhënave të ”Agjencisë Europiane të Statistikave” në vitin 2022  Shqipëria renditet si shteti me fertilitetin më të ulët në Europë. Bazuar në historikun e numrit të lindjeve që i përkasin 10-vjeçarit të fundit, shifrat nga INSTAT tregojnë se rënia ka qenë e konsiderueshme, nga afro 35,500 lindje në vitin 2012, duke arritur në vetëm 22,210 lindje në vitin 2023, rekordi më i ulët në 33 vite. I njëjti burim të dhënash konfirmon se gjatë vitit 2021 norma e fertilitetit ishte 1.32, ndërkohë që një vit më pas, pra në vitin 2022, kjo normë ra në 1.21 fëmijë për grua në moshë riprodhimi.

Nëse analizën e shtrijmë përtej territorit të Shqipërisë, të dhënat thonë se në BE lindën 3.88 milionë foshnja në vitin 2022. Rikujtojmë që në vitin 2021 lindshmëria ishte më e lartë dhe prekte nivelin e 4 milionë foshnjave. Nga ana tjetër, norma totale e fertilitetit në vitin 2022 ishte 1.46 lindje të suksesshme për grua në BE, që është një tjetër rënie, pas një rritjeje të regjistruar në vitin 2021. Konkretisht ndër vendet e BE-së, Franca kishte lindshmërinë totale më të lartë, ku norma e fertilitetit ishte 1.79 lindje të gjalla për grua, e ndjekur nga Rumania me 1.71 lindje të gjalla për grua, dhe Bullgaria me 1.65 lindje të gjalla për grua.

Nga ana tjetër, Shqipëria renditet krah vendeve si Malta dhe Spanja, të cilët kishin edhe normat më të ulëta të lindshmërisë. Në Maltë norma e fertilitetit  në vitin 2022 ishte 1.08 fohnja, ndërsa në Spanjë 1.16 foshnja për grua.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Mësuesit sipas gjinisë, si renditet Shqipëria? Jemi ndër vendet me peshën më të lartë të mësueseve femra

Postimi mëparshëm

Gratë, biznesi dhe ligji në Shqipëri/ Raporti i BB: Renditemi në vend të 41 në botë, nga 190 vende gjithsej

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.