Popullsia

Jetëgjatësia, shifrat i rikthehen normalitetit/ Në vitin 2022 jeta e shqiptarëve “zgjatet” me shumë se e europianëve

0

Gjatë viteve të fundit jetëgjatësia në Shqipëri ka ruajtur relativisht një ritëm të qëndrueshëm deri në vitin 2020 dhe 2021, ku shumë tregues demografikë i’u nënshtruan ndikimit të pandemisë. Sipas të dhënave të “Institutit të Statistikave”, përgjatë vitit 2022, jetëgjatësia e pritur në lindje duket se po ndjek një trajektore pozitive duke shënuar rritje. Shifrat e vitit 2022 tregojnë se gratë në vendin tonë jetuan mesatarisht 80,9 vite, ndërsa burrat 77.3 vite. Pra, mund të themi se gratë jetuan 2.2 vite më shumë se në vitin 2021 dhe burrat 2.9 vite më shumë, duke kaluar edhe nivelet para pandemisë. Ndërkohë në vitin 2022 gratë jetuan 3.6 vite më shumë se burrat.

Por si paraqiten të dhënat krahasuar me vendet e Europës për të dy gjinitë? ‘Scan Intel’ ka kryer një analizë duke kryqëzuar të dhënat e “Instat” me ato të “Eurostat” për të parë se si ndryshon ky tregues nga vendi në vend. Sa i pëkret të dhënave për burrat shifrat tregojnë se vendi ynë renditet poshtë mesatares së Bashkimit Europian, pra mes vendeve të cilat e kanë të ulët treguesin e jetëgjatësisë të pritur në lindje. Mesatarja Europiane për këtë tregues është 78 vite, ndërkohë që vendi më jëtëgjatësinë më të lartë dhe që kryeson Europën është Lihtenshtejni me 83.1 vite, pasuar nga Zvicra dhe Suedia me 81.6 vite dhe 81.5 vite. Nga ana tjetër e renditjes, pra vendet me jetëgjatësinë më të shkurtër janë Letonia dhe Bullgaria me 69.8 vite dhe 70.8 vite.

Nëse do të analizonim të dhënat për gratë, shohim se sërish renditemi poshtë mesatares së Bashkimit Europian, e cila llogaritet në 83.4 vite. Spanja, Lihtenshtejni dhe Zvicra janë tre vendet ku gratë kanë jetëgjatësinë më të lartë në Europë, përkatësisht me 85.9 vite, 85.6 vite dhe 85.4 vite. Ndërkohë, vendet me jetëgjatësinë më të ulët janë Bullgaria, Rumania dhe Hungaria.

Shifrat janë pozitive nëse i krahasojmë me një vit më parë, pra vitin 2021, pasi Shqipëria ka rritjen më të lartë të jetëgjatësisë si për burrat ashtu edhe për gratë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Rekord importesh për aparatet optike e fotografike/ Tendencat e reja të punës në rrjetet sociale rrisin kërkesën për produkte të tilla

Postimi mëparshëm

Mjetet rrugore, 26.7% më shumë në dhjetë muaj/ Rreth 20% e tyre në pronësi të subjekteve, pjesa tjetër pronë e individëve

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.