Popullsia

Më pak lëvizje brenda vendit/ Ranë me 18% në vitin 2022. Martesa i shpërngul femrat gati dy herë më shumë se meshkujt

0

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT gjatë vitit 2022 kanë migruar gjithsej 34,844 individë nga të cilët 13,928 ishin meshkuj dhe 20,916 ishin femra. Krahasimisht me një vit më parë ndryshimi i vendbanimit brenda vendit ka pësuar rënie me 18%. Nëse do ta përkthenim në shifra gjatë vitit 2021 migruan 42,500 individë, ku 17,822 ishin meshkuj dhe 24,678 ishin femra. Ajo çfarë vihet re është se femrat migrojnë më shumë se meshkujt vit pas viti. Referuar grupmoshave, lëvizjet më të shpeshta rezultojnë të jenë nga individë që i përkasin intervalit 25-29 vjeç, ku konkretisht kanë migruar 4,655 femra brenda vendit gjatë vitit 2021, ndërkohë që në vitin pasues, pra në vitin 2022, rezultojnë të kenë migruar 310 femra më pak .

Këto lëvizje të shumta migratore nga femrat të cilat i përkasin intervalit 25-29 vjeç shpjegohen dhe nga fakti se mosha mesatare e femrave në Shqipëri për t’u martuar është 27.8 vjeç. Sipas të njejtit publikim 45% e martesave kryhen në moshën 24 vjeç dhe 75% e tyre kryhen në moshën 29 vjeç .

Një peshë të konsiderueshme të individëve që kanë zgjedhur të migrojnë zënë edhe femrat që i përkasin intervalit 20-24 vjeç, ku rezulton se gjatë vitit 2021 janë larguar nga vendbanimi i tyre i mëparshëm 4,541 femra, ndërsa gjatë vitit 2022 këto shifra pësuan rënie me 3.39%. Të moshuarit duken se janë më besnikë ndaj vendbanimit të tyre të vjetër, kjo edhe për shkak të pamundësisë së tyre për të lëvizur, por gjithashtu edhe për shkak të mentalitetit të tyre të lidhur me shtëpinë dhe pronën. Sipas shifrave, sa i përket grupmoshave mbi 85 vjeç, në vitin 2022 kanë migruar vetëm 45 femra dhe 29 meshkuj të kësaj kategorie.

Po të shohim ndryshimin vjetor për të gjitha kategoritë e grupmoshave vihet re një rënie e tyre si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Për femrat e moshës 25-29 vjeç, që kanë lëvizur më shumë, rënia vjetore llogaritet në 6.2%. Ndërkohë, meshkujt që kanë lëvizur më shumë i përkasin grupmoshës 30-34 vjeç dhe kanë shënaur një rënie me 13.8%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shpenzimet e familjeve u rritën me 4.5%/ Ndikimin më të lartë për vitin 2022 e patën shpenzimet për restorante dhe hotele

Postimi mëparshëm

Pasuritë e paluajtshme, shitjet rriten me 23.2%/ Rekord për blerjet me “lekë në dorë”. 1 në 7 prona e blenë të huajt

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.