Uncategorized

Rekord aksidentesh në janar. Rritje e pazakontë, të rinjtë zënë peshën kryesore

0

Të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave sa i përket aksidenteve rrugore tregojnë një rritje të ndjeshme të tyre gjatë muajit të parë të vitit, krejt ndryshe nga tendenca e viteve të kaluara sa i përket muajit të parë të vitit. Kështu, shifrat tregojnë se gjatë janarit janë regjistruar 125 aksidente rrugore në vendin tonë, në rritje me 34.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në rritje të ndjeshme regjistrohet edhe numri i viktimave nga aksidentet rrugore, si dhe numri i të plagosurve. Në total, numri i viktimave, fatalitete dhe plagosje, është rritur me rreth 35% në janar të këtij viti, krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Ajo që bie në sy nga të dhënat është fakti se çdo vit paraardhës, numri i aksidenteve rrugore ka qenë në rënie në muajin e parë të vitit, rrjedhojë edhe e lëvizjeve më të pakta të njerëzve. Kjo tendencë është përmbysur fare këtë vit, paçka se në kushte pandemie, çka reflekton jo vetëm rritje të papërgjeshmërisë në timon, por edhe rritje të fluksit të lëvizjes së individëve me mjete rrugore.

Një tjetër fakt që bie në sy nga të dhënat është ai se rritja e aksidenteve vihet re vetëm në grupmoshat e reja, sidomos ajo deri në 24 vjeç. Edhe grupmoshat e tjera deri në 44 vjeç regjistrojnë rritje të ndjeshme, ndërkohë që në rënie janë grupmoshat mbi 44 vjeç. Sa i përket qarqeve, rritje të ndjeshme raportojnë Durrësi dhe Lezha, ndërkohë që Tirana vijon të mbetet në vend të parë, me 56 aksidente në total. Të dhënat e Eurostat tregojnë se shqiëpria është vendi i 6-të në europë sa i përket aksidenteve rrugore, me 96 jetë të humbura për 1 milionë banorë (lexo këtu).

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Vaksinimi, ku renditet Shqipëria? Harta globale, jemi ndër vendet e fundit në botë, me 0.02 të vaksinuar për 100 banorë

Postimi mëparshëm

5614 jetë të humbura më shumë në 2020-ën, rritje me 25%, Lezha, Elbasani, Tirana, qarqet më të goditura nga covid-19

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *