COVID-19

Vaksinimi, ku renditet Shqipëria? Harta globale, jemi ndër vendet e fundit në botë, me 0.02 të vaksinuar për 100 banorë

0

Janë rreth 80 shtete në të gjithë botën të cilat kanë nisur procesin e vaksinimit. “Ourworldindata” ka publike bazën më të zgjeruar të të dhënave për të gjurmuar procesin e vaksinimit në të gjithë botën. Mes rreth 80 vendeve që kanë nisur këtë process vaksonimi, gjendet edhe Shqipëria, të paktën deri më datë 9 shkurt, kur edhe të dhënat për vendin tonë janë publike. Në rajon, deri më 16 shkurt, vetëm Shqipëria dhe Serbia rezultojnë se e kanë nisur këtë proces. “Scan Intelligence Unit” ka përpunuar këto të dhëna për të zbuluar se si renditet Shqipëria krahasuar me vendet e tjera në botë. Nga këto të dhëna del në pah se në Shqipëri, deri më 9 shkurt, kanë marrë të paktën një dozë vaksine, rreth 0.02 njerëz për 100 banorë. Kjo normë na rendit ndër tre vendet e fundit në botë, mes atyre që kanë nisur procesin, ndërkohë që më shumë se gjysma e vendeve të botës, përfshirë Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, nuk e kanë nisur ende këtë proces. Mesatarja e Bashkimit Europian fiksohet në 3.23 vaksinime për 100 banorë, ndërsa ajo globale në 1.22.

Në tabelë, me zero ose pa shifër figurojnë shtetet për të cilat mungojnë të dhënat e vaksinimit për 100 banorë, dhe jo shtetet të cilat nuk e kanë nisur vaksinimin. Të dhënat marrin për bazë të gjitha vaksinat, në varësi të atyre të aprovuara në secilin shtet. Për momentin, Shqipëria ofron vetëm vaksinën e Pfizer/Biontech. Në nivel global, Gibraltari renditet i pari, me 47.9 vaksinime për 100 banorë, ndjekur nga Izraeli, me rreth 47 vaksinime për 100 banorë. Në vend të tretë renditet Seychelles. Në renditje ndjek Mbretëria e Bashkuar, me një shpërndarje thuajse të barabartë, paçka se Uellsi renditet e para. Serbia ndërkohë, renditet e 13-ta në botë, me rreth 14 vaksinime për 100 banorë. Duhet kujtuar se Serbia nuk disponon vetëm një vaksinë, por disa të tilla, me atë ruse që zë një fokus të madh.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

“Blloku” në qetësi, “zien” “Rruga e Elbasanit”. Cilat janë zonat më të zhurmshme të Tiranës?

Postimi mëparshëm

Rekord aksidentesh në janar. Rritje e pazakontë, të rinjtë zënë peshën kryesore

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *