Tregu i PunësUncategorized

Gratë në biznes, dominojnë në tregti dhe shërbime/ Analiza e hendekut gjinor në sektorët kryesorë të punësimit

0

Në Shqipëri, gratë po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në sferën e biznesit, duke zotëruar 31.2% të ndërmarrjeve të përgjithshme. Sektori i tregtisë dhe shërbimeve të tjera janë veçanërisht dominues për pjesëmarrjen e tyre, me përkatësisht 33.9% dhe 40.5% të grave në pozita vendimmarrëse. Megjithatë, sektori me përfaqësimin më të ulët të grave është sektori i ndërtimit.

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e regjistrit të biznesit për të kuptuar trendin e të të punësuarve në vendin tonë, sipas aktivitetit ekonomik dhe gjinisë. Shifrat tregojnë se 53% e të punësuarve gjithsej janë burra dhe 47% janë gra. Nëse i specifikojmë sipas aktivitetit ekonomik, vëmë re se gratë krahasimisht me burrat dominojnë në sektorin e industrisë dhe shërbime të tjera.

Ndërkohë, nëse analizojmë punësimin në sektorët e ndërtimit apo transportit dhe magazinimit është e dukshme që prevalon gjinia mashkullore me 82.9% dhe 78% të të punësuarve gjithsej. Nga ana tjetër, hendeku mes grave dhe burrave të punësuar në sektorin e informacionit dhe komunikacionit apo shërbimit të akomodimit dhe shërbimit ushqimor është i ngushtë.

Konkretisht, në sektorin e informacionit dhe komunikacionit janë të punësuar 56.3% burra dhe 43.7% gra ndërsa në shërbimet akomoduese gratë përbëjnë 43.8% të të punësuarve gjithsej dhe pjesa tjetër janë burra. Në të kundërt, hendeku zgjerohet në sektorin e transportit dhe ndërtimit ku përqindja e burrave të punësuar është përkatësisht 56% dhe 65.8% më e lartë krahasimisht me gratë e punësuara në sektorët respektivë.

Në fund të analizës konkludojmë se në Shqipëri, gratë dhe burrat tregojnë prirje të ndryshme në zgjedhjen e sektorëve të punësimit, dhe kjo diferencë shpesh reflekton normat shoqërore. Gratë dominojnë në sektorë si tregtia dhe shërbimet, ndërkohë, burrat janë të përqendruar kryesisht në sektorët e ndërtimit dhe transportit, të cilët janë profesione që kërkojnë më shumë angazhim fizik.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Greqia dhe Izraeli “braktisin” ortakërinë me shqiptarët/ Në vitin 2023, bie numri i ndërmarrjeve të përbashkëta me këto dy shtete

Postimi mëparshëm

Shqipëria, destinacioni “kampion” për netë qëndrimet/ Renditemi vendi i parë në Europë me rritjen më të lartë në tre muaj

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.