Raporte

Raporti i urisë, Shqipëria me rritje modeste/ Ngjitemi me vetëm një pikë, jemi të fundit në rajon

0

Indeksi Global i Urisë për vitin 2023 e rendit Shqipërinë në vend të 30-të mes 125 vendeve të marra në analizë, ndërkohë që vlerësohet me 6.1 pikë. Gjatë vitit 2022, Shqipëria renditej në vend të 27-të dhe vlerësohej me 6.2 pikë. Rënia në pikëzim tregon se jemi afruar me një pikë pranë shteteve me nivel më të ulët të urisë. Indeksi Global i Urisë është një mjet për gjithëpërfshirës i cili ndjek dhe mat urinë në nivel global, rajonal dhe kombëtar. Ky raport merr në analizë vetëm vendet në zhvillim dhe mat urinë bazuar në vlerat e katër përbërësve tregues që janë shkalla e vdekshmërisë nën pesë vjeç, prevalenca e humbjes së fëmijës, pëhapja e fëmijëve të pazhvilluar, dhe përqindja e të pangopurve.

Nëse do ta krahasonim Shqipërinë me vendet e rajonit, të dhënat e “Indeksit Global të Urisë” për vitin 2023 tregojnë se kemi pozicionimin më negativ. Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia bëjnë pjesë në 20 vendet e para me nivel të ulët të urisë, duke vlerësuar me më pak se 5 pikë. Ndërkohë, nga ana tjetër, raporti rendit vendet të cilat vuajnë nga një situatë ekstremisht alarmante sa i përket nivelit të urisë. Vende si Jemeni, Madagaskari, Kongo janë vendet e fundit në renditje të cilat kanë nivelin më të lartë të urisë.

Mes të tjerash raporti thekson se “Indeksi Global i Urisë” në edicionin e këtij viti na vendos përpara një realiteti të zymtë. Rezultatet për botën pasqyrojnë  mbivendosje të krizave globale dhe lokale duke përfshirë pasojat e pandemisë COVID-19, luftën Rusi-Ukrainë, konflikte të tjera të dhunshme apo edhe fatkeqësitë natyrore në mbarë botën. Këto ngjarje kanë shtyrë disa vende në kriza ushqimore, ndërsa vende të tjera janë përgjigjur me elasticitet. Vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme janë goditur veçanërisht rëndë në krahasim me vendet me të ardhura të larta.

Për të parë raportin e plotë klikoni këtu

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sa peshë ka Franca në ekonominë Shqiptare? 14 miliardë lekë importe në vitin 2022, zë rreth 1.5% të totalit

Postimi mëparshëm

Sa qëndruan të huajt në Shqipëri gjatë sezonit veror? Një turist u akomodua mesatarisht 3.2 netë në struktura

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.