Tregti

Sa peshë ka Franca në ekonominë Shqiptare? 14 miliardë lekë importe në vitin 2022, zë rreth 1.5% të totalit

0

Në kuadër të vizitës së Presidentit të Francës dhe forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve janë nënshkruar disa marrëveshje ku njëra prej tyre ishte edhe ajo e udhërrëfyesit për bashkëpunim ekonomik. Prezenca ekonomike dhe tregtare e Francës është ende e vogël në krahasim me potencialin e saj, por për të patur një panoramë më të plotë për marrëdheniet tregtare mes dy vendeve le t’i referohemi të dhënave.

Sipas shifrave të publikuara nga INSTAT totali i importeve në vitin që lamë pas, pra vitin 2022, arriti vlerën 14 miliardë lekë, ndërkohë në vitin 2021 importet fiksoheshin afër vlerës 12.7 miliardë lekë. Në harkun kohor 2 vjeçar kjo rritje e importeve llogaritet të jetë 1.9 herë. Por sa peshë zënë importet me Francën në totalin e importeve gjithsej? Importet e vitit 2022 zënë vetëm 1.5% të totalit, ndërkohë që në vitin 2021 ky tregues ishte në 1.6%, pra konstatohet një rënie e lehtë. Sipas të dhënave pesha më e lartë e importeve me Francën i përket vitit 2013 me 3%.

Nga ana tjetër, “Scan Intel” ka vijuar analizën edhe me eksportet mes Shqipërisë dhe Francës të cilat në vitin 2022 preknin vlerën 4.7 miliardë lekë, ndërkohë që në 2021 eksportet ishin 4.1 miliardë, duke reflektuar kështu një rritje me 12.8%.

Nëse i analizojmë të dhënat e importeve sipas kapitujve shohim se “Sheqernat dhe ëmbëlsirat prej tij” kanë vlerë më të lartë me 2.1 mld lekë, pasuar nga “Mjetet e transportit të ndryshëm nga vagonat e hekurudhës” me 1.4 miliardë lekë. Ndjek në renditje grupi i vajrave dhe produkteve farmaceutike me 1.3 mld lekë dhe 1.2 mld lekë respektivisht.

Knkludojmë se në optikën e përgjithshme situata paraqitet stabël, ndërkohë që importet dhe eksportet janë luhatur në drejtime të njëjta duke ndjekur trajektoren rritëse nga viti në vit.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Çmimet në Shqipëri barazohen me BE-në/ Inflacioni sipas Eurostat në 4.9% në shtator, ushqimet udhëheqin rritjen

Postimi mëparshëm

Raporti i urisë, Shqipëria me rritje modeste/ Ngjitemi me vetëm një pikë, jemi të fundit në rajon

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.