Turizëm

Sa qëndruan të huajt në Shqipëri gjatë sezonit veror? Një turist u akomodua mesatarisht 3.2 netë në struktura

0

Shifrat nga “Instituti i statistikave” tregojnë se gjatë muajit Gusht të këtij viti, numri i vizitorëve gjithsej regjistrohet 492,929 duke shënuar rritje me 64.4%, krahasuar me Gushtin e vitit të kaluar, ndërkohë që numri i netë qëndrimeve regjistrohet në 1.5 milionë duke shënuar një rritje me rreth 60%. Nisur nga këto të dhëna ‘Scan Intel’ ka kryer një analizë sa i përket këtyre treguesve për sezonin veror të këtij viti. Nga të dhënat e INSTAT numri total i vizitorëve në vendin tonë për periudhën Qershor-Gusht logaritet në 1.1 milion. Ndërkohë, gjatë vitit të kaluar ky tregues për të njejtën periudhë llogaritej në 752 mijë vizitorë gjithsej. Pra nga një përllogaritje dalim në përfundimin se rritja këtë vit e numrit të turistëve është 51.5%.

Nga ana tjetër, numri i vizitorëve të huaj përgjatë sezonit veror të këtij viti është 723 mijë nga 464 mijë gjatë tre muajve të verës së kaluar. Pra kemi një rritje me rreth 260 mijë të huaj më shumë këtë vit. Nga të dhënat përgjatë viteve grafiku tregon se ky vit ka prekur rekord sa i përket numrit të vizitorëve.

Por si paraqitet numri i netë qëndrimeve? Nga të dhënat e përpunuara nga ‘Scan Intel’ janë regjistruar gjithsej rreth 3.4 milionë netë qëndrime gjithsej. Shifrat për vitin e kaluar flasin për rreth 2.2 milion netë qëndrime. Pra, në shifra absolute, për periudhën Qershor-Gusht, ky vit ka regjistruar reth 1.1 milion netë qëndrime më shumë ose në përqindje rreth 53.6% rritje. Sa i përket tipologjisë së vizitorëve të dhënat tregojnë se numri i netë qëndrimeve nga vizitorët e huaj përgjatë tre muajve është regjistruar në 2.3 milionë netë.

Sa qëndruan mesatarisht turistët në vendin tonë? Përmes këtyre treguesve ‘Scan Intel’ ka llogaritur netët mesatare të qëndrimit për totalin e vizitorëve si edhe për vizitorët e huaj. Referuar shifrave numri mesatar i netë qëndrimeve nga vizitorët për tre muajt e verës është 2.7 netë. Nga ana tjetër, numri mesatar i netë qëndrimeve nga vizitorët e huaj llogaritet në 3.2 netë për person. Krahasuar me vitin e kaluar duket se këtë vit numri i turistëve ka qenë më i lartë, por kanë qëndruar më pak. Numri mesatar i netë qëndrimeve për person vitin e kaluar llogaritet në 2.9 netë nga 2.7 netë këtë vit. Ndërkohë netët mesatare për vizitorët e huaj nuk kanë ndryshuar krahasuar me vitin e kaluar.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Raporti i urisë, Shqipëria me rritje modeste/ Ngjitemi me vetëm një pikë, jemi të fundit në rajon

Postimi mëparshëm

31.5% e mjeteve “ngelin në klasë”/ Rritet norma e makinave që nuk kalojnë testin e kontrollit teknik

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.