Raporte

Qeverisja e mirë, Shqipëria, e 51-ta në botë/ Renditemi pozitivisht sa i përket institucioneve, por “çalojmë” në politikat dhe ligjet e qendrueshme

0

Shqipëria renditet në vend të 51 në “Indeksin e Qeverisjes së Mirë” për vitin 2023 (Chandler Good Government Index). Ky indeks është publikuar nga “Instituti i Qeverisjes Chandler”, e cila është një organizatë ndërkombëtare jofitmprurëse me seli në Singapor dhe mat aftësitë dhe efektivitetin e 104 qeverive të globit.

Qeverisja e mirë sipas raportit nxjerr në pah potencialin e një kombi dhe është një parakusht për arritjen e prosperitetit të qendrueshëm kombëtar. Ky indeks mbështet qeveritë në ndërtimin e kapaciteteve të lidershipit, institucioneve dhe shërbimeve publike përmes programeve të trajnimit, projekteve teknike, krijimit të njohurive dhe këshillimit strategjik.

Në këtë raport duket se Shqipëria ka një pozicion të mirë nga 104 vende në total, por krahasuar me vendet e rajonit renditet mes tyre. Më mirë në këtë indeks mes vendeve të rajonit renditet Serbia në vend të 43, pasuar nga Mali i Zi në vend të 49-të, pra një pozicion para Shqipërisë. Ndërkohë, Shqipëria ka lënë pas Maqedoninë e Veriut e cila renditet në vend të 59-të dhe Bosnje Hercegovinën në vend të 83.

Vlerësimi i përgjithshëm i raportit ngrihet mbi shtatë indikatorë të cilët lidhen me drejtimin, me politikat dhe ligjet, me institucionet e forta, me politikat financiare, tregun, reputacionin dhe ndikimin global që ka ai shtet si dhe me ndihmën ndaj qytetarëve. “Scan Intel” ka analizuar secilin nga këto indikatorë për të parë se si pozicionohet Shqipëria. Vendi ynë, sipas raportit, ka performuar më mirë sa i përket shtyllës e cila lidhet me institucionet dhe për mbështetjen ndaj qytetarëve, duke u renditur për secilën shtyllë në vend të 45. Referuar të dhënave për këto dy indikatorë vendi ynë rezulton të jetë pozicionuar më mirë në renditje se Mali i Zi dhe Serbia, vende të cilat në indeksin e përgjithshëm renditeshin më mirë se Shqipëria.

Me keq renditemi sa i përket politikave dhe ligjeve të qëndrueshme duke u renditur në vend të 67-të dhe gjithashtu një pozicion jo shumë të mirë kemi edhe sa i përket menaxhimit financiar duke u renditur në vend të 65-të. Ndërkohë, për influencën ndërkombëtare dhe politikat e jashtme Shqipëria renditet në vend të 64-t.

Në vend të parë në këtë indeks renditet Singapori, pasuar nga Zvicra në vend të dytë dhe Finlanda e Danimarka në vend të tretë dhe të katërt, ndërkohë në vend të fundit renditet Venezuela.

Për të parë raportin e plotë klikoni këtu

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Turizmi vijon me rekorde edhe në mars/ Tejkalohen 7 vitet e fundit, rreth 1 milion të huaj në Shqipëri gjatë tremujorit të parë të vitit

Postimi mëparshëm

Shqipëria po i shfrytëzon gjithmonë e më pak burimet natyrore/ Bie prodhimi vendas, rritet varësia nga importet

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.