Raporte

Përmirësohet liria ekonomike në Shqipëri/ Renditemi në vend të 31, kryesojmë rajonin dhe disa prej vendeve më të zhvilluara të Europës

0

Shqipëria pozicionohet në vend të 31 mes 165 vendeve në total në “Indeksin e Lirisë Ekonomike” për vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga instituti kanadez “Fraser Institute”. Kjo renditje e pozicionon Shqipërinë jo vetëm në krye të vendeve të rajonit, por gjithatshu vendi ynë kryeson edhe disa prej shteteve më të zhvilluara në Europë duke u klasifikuar mes shteteve me të lira. Ky indeks mat masën gjithëpërfshirëse të qëndrueshmërisë së institucioneve dhe politikat ekonomike të një vendi. Liria ekonomike, sipas raportit është një koncept i bazuar në pronësinë vetjake. Të dhënat e indeksit tregojnë se shkalla e lirisë ekonomike matet në pesë fusha të gjera të cilat përfshijnë Shpenzimet e Qeverisë dhe Normat e taksave, Sistemi Juridik dhe të Drejtat Pronësore, Qëndrueshmëria e monedhës vendase, Liri për Tregti Ndërkombëtare dhe Rregullatori i kredisë, punës dhe biznesit. Raporti thekson se të dhënat në këtë edicion i referohen vitit 2021. Sipas indeksit duket se kemi një përmirësim, krahasuar me edicionin e vitit të kaluar, pasi jemi rritur me një pozicion dhe po ashtu kemi rritje edhe në pikëzim. Shifrat e vitit 2020 tregojnë se Shqipëria renditej në vend të 32-të dhe kishte grumbulluar gjithsej 7.59 pikë, ndërkohë këtë vit vlerësohemi me 7.60 pikë.

Në nivel rajoni, vend i cili ndjek Shqipërinë në këtë renditje është Mali i Zi në vend të 32 me 7.59 pikë të grumbulluara. Ndjek në renditje Maqedonia e Veriut në vend të 65-të dhe pasohet nga Serbia në vend të 76-të. Në fund të rajonit gjejmë të pozicionuar Bosnje Hercgovinën në vend të 82-të. Këtë indeks e kryeson Singapori me 8.56 pikë, ndjekur nga Kina dhe Zvicra. Në vend të fundit gjejmë të renditura vende si Venezuela.

Nëse do të analizonim pesë fushat mbi të cilat ndërtohet ky indeks shohim se Shqipëria ka poziocionimin më të mirë sa i përket qëndrueshmërisë së monedhës duke u renditur në vend të nëntë megjithëse krahasuar me vitin 2020 kemi rënë në pozicion. Një pozicion tjetër pozitiv ruajmë sa i përket lirisë për tregti ndërkombëtare duke u renditur në vend të 15-të. Sa i përket shpenzimeve të qeverisë Shqipëria renditet në vend të 26 mes 165 vendeve në total. Renditje jo shumë pozitive kemi në fushat e sistemit juridik dhe të drejtave pronësore ku pozicionohemi në vend të 70-të.

“Indeksi i Lirisë Ekonomike” për vitin 2023

“Indeksin e Lirisë Ekonomike” për vitin 2023, fushat

“Indeksin e Lirisë Ekonomike” për vitin 2023, ndër vite

Për të parë raportin e plotë klikoni këtu

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shqiptarët më punëtorë se Europianët?! Kryesojmë me 43.7 orë pune në javë, femrat në Shqipëri punojnë 1 ditë më shumë se ato në Europë

Postimi mëparshëm

Më pak mbetje të menaxhuara në vitin 2022/ Vetëm 11.6% e totalit është eleminuar nga 13.8% gjatë vitit 2021

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.