Raporte

Paketa e mbrojtjes sociale, sa 1.9% e PBB-së/ BB: Shqipëria, e dyta në rajon me vlerën më ulët, Kosova në përgjigje të krizës shpenzoi sa 4.3% e PBB-së

0

Banka Botërore ka publikuar së fundmi raportin mbi projeksionet e pranverës, i cili analizon rritjen ekonomike, inflacionin, tregtinë, borxhin e jashtëm dhe një sërë treguesish të tjerë duke mbuluar ekonomitë në zhivillim si Europa Qëndrore, Azia Qëndrore, Europa Lindore, Kaukazi Jugor dhe Ballkanin Perëndimor. Raporti tregon se, projeksionet mbeten të [andryshuara krahasuar me janarin, për 2.2% rritje ekonomike të vendit tonë gjatë këtij viti. Referuar të dhënave të tjera të raportit të analizuara nga “Scan Intel” Shqipëria renditet mes vendeve me peshën më të ulët që zë paketa e ndihmës ekonomike në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto në përgjigje të krizës së kostos së jetesës si pasojë e rritjes së çmimeve për familjet në nevojë gjatë vitit të krizës së çmimeve, 2022-shit. Shqipëria gjatë vitit 2022 ka shpenzuar për masat mbështetëse dhe për mbrojtjen sociale 0.6% të PBB-së, ndërkohë kostot për subvencionet e energjisë ishin sa 1.3% e PBB-së. Nisur nga të dhënat ndihma e shtetit shqiptar për familjet në nevojë është në total sa 1.9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka lënë pas vetëm Malin e Zi, ku paketa e ndihmës sociale e zbatuar në vitin 2022 në përgjigje të krizës së kostos së jetesës është sa 1.2% e PBB-së. Në rajon kostot më të larta për paketën e mbrojtjes sociale i llogarit Kosova me 4.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në total. Bosnje Hercegovina ndjek Kosovën me 3.7% të PBB-së, pasuar nga Serbia me 3.3%. Ndërkohë, paketa e mbrojtjes sociale ne Maqedoninë e Veriut llogaritet sa 2.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të këtij vendi. Referuar shifave Kosova mban vendin e parë me paketën me të madhe për mbrojtje ndaj familjeve në nevojë në përgjigje të çmimeve të larta të energjisë dhe ushqimeve gjatë vitit 2022.

Sa i përket të dhënave për Shqipërinë, raporti thekson se rritja ekonomike pritet të mbetet e përmbajtur në 2023. Norma e inflacionit parashikohet të jetë në rënie drejt objektivit prej 3 për qind deri në vitin 2025, ndërkohë konsumi dhe investimet pritet të rriten me ritme nën ato të periudhës para pandemisë. Borxhi publik pritet të bjerë lehtë në 67.9% të PBB-së në vitin 2023 si rezultat i reduktitmit gradual të defiçitit fiskal. Duke pasur parasysh varësinë në rritje të Shqipërisë nga financimi i jashtëm, kursi i këmbimit, norma e interesit dhe rreziqet që lidhen me rifinancimin mbeten problem. Ndër të tjera raporti shton se çmimet do vazhdojnë të jenë një rrezik për rritjen ekonomike, ndërkohë rreziqe të tjera mund të burojnë si pasojë e fatkeqësive natyrore. Si një ekonomi e vogël dhe e hapur, Shqipëria është një vend shumë i ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme, si recesioni në Europë ose shtrëngim i mëtejshëm i kushteve të financimit në tregjet ndërkombëtare, thotë më tej Banka Botërore në raport

Për të parë raportin e plotë klikoni këtu

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Inflacioni zbret në 5.3%/ Instat thotë se është ngadalësuar shtrenjtimi i çmimeve, edhe për ushqimet

Postimi mëparshëm

Për shëndetësinë shpenzojmë $1 mld në vit/ Rreth $1350 për familje shpenzimet nga buxheti dhe nga xhepi

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.