Raporte

Liria ekonomike, Shqipëria e 26-ta në botë/ Ngjitemi në renditje, por përkeqësohemi në pikëzim. Qëndrueshmëria e monedhës na rendit të katërt

0

Shqipëria renditet në vend të 26-të mes 165 vendeve në total në “Indeksin e Lirisë Ekonomike” për vitin 2022, tregojnë të dhënat e publikuara nga “Fraser Institute”. Kjo renditje e pozicionon Shqipërinë jo vetëm në krye të vendeve të rajonit, por gjithatshu vendi ynë kryeson edhe disa prej shteteve më të zhvilluara në Europë duke u klasifikuar mes shteteve me të lira. Ky indeks mat masën gjithëpërfshirëse të qëndrueshmërisë së institucioneve dhe politikat ekonomike të një vendi. Liria ekonomike, sipas raportit është një koncept i bazuar në pronësinë vetjake. Të dhënat e indeksit tregojnë se shkalla e lirisë ekonomike matet në pesë fusha të gjera të cilat përfshijnë Shpenzimet e Qeverisë dhe Normat e taksave, Sistemi Juridik dhe të Drejtat Pronësore, Qëndrueshmëria e monedhës vendase, Liri për Tregti Ndërkombëtare dhe Rregullatori i kredisë, punës dhe biznesit. Raporti thekson se të dhënat në këtë edicion i referohen vitit 2020. Megjithatë, edhe pse renditet në vend të 26-të dhe krahasuar me vitin 2019-të është ngjitur me 5 pozicione të dhënat tregojnë se vendi ynë është përkeqësuar në pikëzim. Nga 7.79 pikë gjatë vitit 2019-të, në 7.64 pikë përgjatë vitit 2020.

Nëse do të analizonim pesë fushat mbi të cilat ndërtohet ky indeks shohim se Shqipëria ka poziocionimin më të mirë sa i përket qëndrueshmërisë së monedhës duke u renditur në vend të katërt, megjithëse krahasuar me vitin 2019-të kemi rënë me dy pozicione. Një pozicion tjetër pozitiv ruajmë sa i përket lirisë për tregti ndërkombëtare duke u renditur në vend të 14-të. Sa i përket shpenzimeve të qeverisë Shqipëria renditet në vend të 27 mes 165 vendeve në total. Renditje jo shumë pozitive kemi në fushat e sistemit juridik dhe të drejtave pronësore ku pozicionohemi në vend të 78-të dhe rregullatorit të kredisë, punës dhe biznesit në vend të 75-të.

Në nivel rajoni, vend i cili ndjek Shqipërinë në këtë renditje është Mali i Zi në vend të 40 me 7.46 pikë të grumbulluara. Në fund të rajonit gjejmë të pozicionuar Bosnje Hercgovinën në vend të 89-të. Këtë indeks e kryeson Kina me 8.59 pikë, ndjekur nga Singapori dhe Zvicra. Në vend të fundit gjejmë të renditura vende si Venezuela dhe Sudani.

Për raportin e plotë klikoni këtu

INDEKSI I LIRISË EKONOMIKE PËR VITIN 2022

INDEKSI I LIRISË EKONOMIKE PËR VITIN 2022, FUSHAT

INDEKSI I LIRISË EKONOMIKE PËR VITIN 2022, NDËR VITE

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Eksportuesit, të fituarit e krizës/ Çmimet e eksporteve këtë vit janë rritur dy herë më shumë se të importeve

Postimi mëparshëm

Eurostat: Inflacioni arrin 7.7% në gusht/ Nën mesataren e BE-së, por më lart se Zvicra. Transporti dhe ushqimet kryesojnë rritjen

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.