Teknologji

Shqipëria mbetet pas me teknologjinë/ Vetëm 20.1% e ndërmarrjeve përdorën shërbimet Cloud, në BE rreth 41%

0

Shqipëria është ndër vendet me normën më të ulët në Europë sa i përket ndërmarrjeve të cilat kanë blerë shërbime kompjuterike në vitin 2021, sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”. Janë 20.1% e ndërmarrjeve në vendin tonë të cilat kanë siguruar shërbimin Cloud, shërbim kompjuterik për të aksesuar softuerin, fuqinë kompjuterike, kapacitetin e ruajtjes, etj.

Krahasimisht me rajonin, Shqipëria pozicionohet në vendin e dytë pas Serbisë, duke lënë pas Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën. Të dhënat konkrete tregojnë së në Serbi ky shërbim përdoret nga 28.9% e ndërmarrjeve, ndërsa në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinë në 8.9% dhe 13.5% të ndërmarrjeve respektivisht.

‘Scan Intel’ ka analizuar të dhënat e EUROSTAT për të parë se në cilat vende aplikohet më shumë ky shërbim nga kompanitë. Sipas shifrave për vitin 2021, 41% e ndërmarrjeve në BE kanë blerë shërbimin Cloud, ndërkohë që përqindjet më të larta u regjistruan në Suedi me 75.4% dhe Finlandë me 75.3.% të ndërmarrjeve që përdorën këto shërbime. Holanda ndjek në renditje me 64.9% dhe pasohet nga Danimarka me 64.8%. Nga ana tjetër, këto shërbime kompjuterike gjetën më pak përdorim në vende si Greqia, Rumania dhe Bullgaria, ku përkatësisht më pak se ¼ e ndërmarrjeve greke blenë dhe përdorën këto shërbime, ndërsa në Bullgari dhe Rumani i përdorën këto shërbime 12.8% dhe 14.1% e ndërmarrjeve.

Por cilat janë shërbimet Cloud më të kërkuara nga ndërmarrjet? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje le të shohim të dhënat e vëna në dispozicion nga EUROSTAT për vitin 2023. Nga totali i ndërmarrjeve që blenë shërbimet Cloud këtë vit, 82.7% e ndërmarrjeve përdorën shërbimet e postës elektronike, 68% kanë përdorur shërbimet e ruajtjes së skedarëve dhe 66.3% kanë përdorur softuerin e zyrës.

Aplikacionet e softuerit të sigurisë, aplikacionet softuerike për financa ose kontabilitet ishin gjithashtu të përdorura masivisht. Rreth ¼ e ndërmarrjeve blenë platforma kompjuterike për zhvillimin, 25.9 % përdorën softuerin e planifikimit të burimeve të ndërmarrjes, 25.4% e tyre përdorën fuqinë kompjuterike për të drejtuar softuerin e ndërmarrjes dhe 25% e ndërmarrjeve përdorën softuerin e menaxhimit të marrëdhënieve me klientët.

 

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kostot në ndërtim rriten me 4.2%/ Shpenzimet për energji dhe materiale me ndikimin më të lartë

Postimi mëparshëm

Çmimet e prodhimit rriten më shumë se të importit/ Rritja u ndikua kryesisht nga industria nxjerrëse dhe energjia

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.