Çmimet

Na kushtojnë më lirë prodhimet e importit/ Energjia dhe industria përpunuese shtrenjtojnë prodhimin vendas

0

Bizneset prodhuese vazhdimisht po përballen me një shtrenjtim të kostos së prodhimit të mallrave. Sipas INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2023, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 131.6 kundrejt vitit 2020 si periudha bazë. Në terma vjetorë shohim se ky tregues është rritur me 3.1%. Nëse analizojmë kontribuesit e rritjes së këtij treguesi sipas zërave vëmë re se krahasuar me një vit më parë, rritja më e madhe e çmimeve prej 7.5% vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, pasuar nga seksionet, “Industri nxjerrëse”, me 4.5%, “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 1.7% dhe “Industri përpunuese” me 1.5%.

Brenda seksionit “Industri përpunuese” rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 5.8%, pasuar nga aktivitetet “Prodhimi i pijeve” me 4.5%, “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 4.4%, “Prodhimi i mobiljeve” me 3.4% dhe “Prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve” me 3.3%. Nga ana tjetër, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Përpunimi i tekstileve” me 4.7%, pasuar nga “Prodhimi i pajisjeve elektrike” me 3.3%, “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 3.2%, Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 1.5%, etj.

“Scan Intel’’ ka analizuar të dhënat edhe për ecurinë e çmimeve të importit. Sipas të dhënave rezulton se produktet e importit janë bërë më të lira. Treguesi që mat çmimet e këtyre produkteve, pra Indeksi i Çmimeve të Importit, në tremujorin e katërt të vitit 2023, arriti 111.9 kundrejt vitit 2020 si periudha bazë. Krahasuar me tremujorin e katërt 2022, indeksi i çmimeve të importit shënoi një ulje me 0.5%, një vit më parë ky ndryshim ishte me rritje 6.7 %.

Çmimet e importit të produkteve në seksionin “Industri nxjerrëse” shënuan një ulje me 3.6%, pasuar nga seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 3% dhe seksioni “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” me 2.1%. Gjithashtu, çmimet në seksionin “Industria përpunuese’’, me peshën më të madhe prej 90.6%, shënuan një ulje prej 0.3%. Brenda këtij seksioni ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 3.9%, pasuar nga “Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure” me 3.2%, “Përpunimi i tekstileve” dhe “Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 2.9% secili, “Prodhimi i produkteve të kauçukut dhe plastikës” me 2.8%, “Përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutikë” me 1.8%, etj. Nga ana tjetër, çmimet në aktivitetin “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” shënuan rritje me 3.1%

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Çmimet në ndërtim u shtrenjtuan më pak se një vit më parë/ Kostot në sektor u rritën me 4.1%, ndikuan energjia dhe transporti

Postimi mëparshëm

Mësuesit sipas gjinisë, si renditet Shqipëria? Jemi ndër vendet me peshën më të lartë të mësueseve femra

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.