Raporte

Biznesi shqiptar, mikpritës për Romët/ RCC: 68% e tyre do t’i punësonin nëse plotësojnë kushtet, Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina kryesojnë rajonin

0

Sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit në Anketën e Opinionit të Biznesit ndërmarrjet shqiptare dhe ato të Bosnje Hercegovinës janë më mikpritëset në rajon sa i përket punësimit të personave nga komuniteti rom. Të dhënat për vitin 2023 tregojnë se Shqipëria ka normën më të lartë të bizneseve të cilat janë përgjigjur se ka gjasa që të punësojnë një person të komunitetit rom, profili dhe përvoja arsimore e të cilit plotësojnë plotësisht nevojat e biznesit të tyre. Janë 43% e ndërmarrjeve shqiptare të cilat janë shprehur se ka mundësi që të punësojnë një person të komunitetit rom, ndërkohë 25% të tjerë janë përgjigjur se ka shumë gjasa.

Pra, më shumë se gjysma, ose e thënë ndryshe rreth 68% e pronarëve të bizneseve të intervistuara në Shqipëri kanë thënë se do të punësonin një person të komunitetit rom nëse profili dhe përvoja arsimore e tij plotësojnë  nevojat e biznesit që drejtojnë.

Nga ana tjetër, janë po 68% të bizneseve në Bosnjë Hercegovinë që janë shprehur se me shumë mundësi mund të punësojnë një person të komunitetit rom nëse ai është i përshtatshëm për nevojat e kompanisë.

Referuar të dhënave Kosova ka përqindjen më të ulët të bizneseve të cilat janë përgjigjur pozitivisht, me 49%. Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia e kanë këtë tregues në 52%, 58% dhe 59% përkatësisht, ndërkohë që mesatarja e rajonit është 61%.

Sa i përket atyre bizneseve të cilat janë përgjigjur negativisht, pra nuk ka fare gjasa që ato të punësonin një person të komunitetit tom, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovia kanë normën më të lartë me nga 7% secila.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Vetëpunësimi, Shqipëria kryeson Europën/ Kemi normën më të lartë me 32%, në BE vetëm 13% janë të vetëpunësuar

Postimi mëparshëm

Nënçmimi i euros dhe inflacioni ‘fundosin’ eksportet/ Bien me 4% gjatë korrikut, ndikuan kryesisht materialet e ndërtimit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.