Raporte

BB rrit parashikimet për Shqipërinë/ Ekonomia do zgjerohet me 2.8% këtë vit. Jemi i vetmi vend në rajon me përmirësim

0

Banka Botërore ka rritur projeksionet për ekonominë shqiptare këtë vit, sinjalizon raporti më i fundit i perspektivës së ekonomisë globale. Sipas këtij raporti, rritja ekonomike në vendin tonë gjatë vitit aktual do të jetë pranë 2.8%, në rritje me 0.6 pikë përqindje krahasuar me projeksionet e janarit të këtij viti. Sa i përket vitit të ardhshëm, projeksionet flasin për një rritje ekonomike në 3.3%, në zhvlerësim krahasuar me janarin, me vetëm 0.1 pikë përqindje. Edhe sa i përket vitit 2025, rritja ekonomike në vendin tonë projektohet pranë 3.3%, sinjalizon institucioni me bazë në Ëashington në raportin e sapo publikuar.

Krahasuar me rajonin, Shqipëria duket në pozita disi të favorshme në drejtim të rritjes ekonomike. Shifrat sinjalizojnë një rritje ekonomike pranë 2.6% për vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë këtij viti, çka tregon se vendi ynë pritet të zgjerohet me një hap më të shpejtë se rajoni. Edhe për vitin e ardhshëm vlen e njëjta gjë. Kosova projektohet të jetë vendi me rritjen më të lartë në rajon, prej 3.7% këtë vit. Për Kosovën projeksionet mbeten të pandryshuara krahasuar me ato të janarit të këtij viti. Veç Kosovës, vetëm Mali i Zi projektohet të ketë një rritje më të lartë së Shqipëria këtë vit, pranë 3.4%. Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia pritet të regjistrojnë terma rritje ekonomike më të ulta se Shqipëria.

Sa i përket normës së inflacionit, sipas Bankës Botërore këtë vit dhe vitin e ardhshëm do të vijojë të mbetet pranë rreth 5%, pra mbi objektivin e Bankës Qendrore.

Kriza e çmimeve i ka dhënë një goditje të rëndësishme rritjes ekonomike, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën, si pasojë e uljes së konsumit. Për këtë arsye, normat e rritjes kanë zbritur nga nivelet e larta të dy viteve të kaluara, poshtë nivelit të 3% sipas projeksioneve për kjëtë vit. Gjithsesi, Shqipëria rezulton të jetë i vetmi vend në rajon për të cilin Banka Botërore ka rishikuar në rritje projeksionet, çka sinjalizon se zymtësia e janarit është zëvendësuar me një frymë më optimsite për vendin tonë. Edhe pse Banka Botërore nuk jep sqarime në raport mbi përmirësimin e parashikimeve, me shumë gjasa ka ndikuar rritje më e lartë ekonomike gjatë dy viteve të kaluara, zbutja e inflacionit dhe boom-i i turizmit.

Klikoni këtu për raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Prodhimi vendas shtrenjtohet më shumë se importi/ Në tremujorin e parë të vitit çmimet u rritën me 9.4% dhe 1.2% përkatësisht

Postimi mëparshëm

Habit inflacioni, rritet gjatë majit/ Pranë 4.7%, pas 6 muajsh rënie. Zhvlerësimi i euros nuk i bën `nder` konsumatorit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.