Konsumatori

Shpenzimet e familjeve rriten me vetëm 1,073 lekë/ INSTAT: Ushqimet zënë peshën më të madhe, arsimi dhe argëtimi në fund

0

Një familje shqiptare e përbërë mesatarisht nga 3.7 persona, ka shpenzuar gjatë vitit 2021 një shifër mesatare prej 84,548 lekë në muaj, ndërsa të gjitha familjet shqiptare, të cilat për vitin 2021 rezultojnë në 765,551, shpenzojnë 64.73 mld lekë në muaj. Sipas të dhënave shpenzimet mesatare mujore për familje janë rritur me 1.3%, krahasuar me vitin 2020 i cili e kishte këtë tregues në 83,475 lekë. Por, si ndahen këto shpenzime? “Scan Intel” ka analizuar dhe përpunuar të dhënat e “Institutit të Statistikave” nga Anketa e Buxhetit të Familjes për vitin 2021. Nga këto të dhëna rezulton se për vitin 2021, familjet shqiptarët kanë shpenzuar 34,934 lekë për grupin e konsumit “Ushqim dhe pije jo-alkoolike”. Ky zë, pra ushqimet dhe pijet joalkoolike rezultojnë të jenë shpenzimi më i madh i familjeve shqiptare duke zënë edhe 41.3% të peshës përgjatë këtij viti, por krahasuar me vitin 2020 ka rënë në peshë me 0.3 pp. Zëri i dytë me peshën më të lartë është “Shpenzime për banesën, ujë, energji dhe qira e paguar” me 10%. Për këtë grup familjet shqiptare gjatë vitit 2021 kanë shpenzuar 8,496 lekë. Shpenzimet për “Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e zakonshme e banesës” zënë rreth 6.8% të peshës dhe vlerësohen përgjatë vitit 2021 në 5,772 lekë. Peshën më të ulët edhe për vitin 2021 vashdojnë ta kenë zëra si “ Argëtimi dhe Kultura”, “Arsimi” dhe “Pije alkolike dhe Duhan” me 2.8%, 3.3% dhe 3.8%. Nga këto shifra vihet re se familjet shqiptare kanë shpenzuar më shumë lekë për vese si alkoli e duhani mesatarisht 3,221 lekë në muaj, sesa për arsim apo argëtim me 2,766 lekë dhe 2,388 lekë në muaj respektivisht.

Por pavarësisht kësaj shpenzimet e bëra në grupin “Arsim” në vitin 2021 kanë pësuar rritjen më të lartë prej 6,1%, krahasuar me vitin e kaluar, si rezultat i rritjes më të madhe të shpenzimeve për nëngrupin “kurse gjuhe, programimi, trajnime, etj. Nga ana tjetër, shpenzimet e bëra në grupin “Komunikim” kanë shënuar rritje prej 5,4%, krahasuar me vitin 2020, rritje e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve për nëngrupin “shërbime interneti në shtëpi”. Sa i përket argëtimit shpenzimet e bëra në grup kanë shënuar një rritje prej 3,2%, krahasuar me vitin e kaluar, rritje e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve të nëngrupeve: “aksesorë dhe pajisje për përpunim informacioni”, “argëtim (kurse pikture, kërcimi,etj.)

“Scan Intel” ndër të tjera ka analizuar edhe shpenzimet mujore sipas qarqeve për vitin 2021. Në vitin 2021, qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum. Një familje në qarkun e Tiranës shpenzon për konsum mesatarisht 99,416 lekë në muaj. Qarqet që paraqesin shpenzimet mesatare më të larta për konsum, pas qarkut të Tiranës, janë Korça me 83.591 lekë dhe Fieri me 80,752 lekë në muaj për familje. Qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore për konsum janë qarku i Kukësit me 71.636 dhe i Dibrës me 72.048 lekë në muaj për një familje. Rritjen më të madhe të shpenzimeve e paraqet qarku i Vlorës me 4,2%, ndjekur nga qarku i Kukësit me rreth 2,0%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shqipëri vs Kosovë, përballja e shifrave/ Krahasimi ekonomik dhe social mes dy shteteve, ku “jetohet më mirë”?

Postimi mëparshëm

Shqiptarët, të parët në Europë për deportime/ 2840 të kthyer në vetëm tre muaj, më shumë se gjysma nga Greqia dhe Franca

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.