Emigracioni

Shqiptarët, të parët në Europë për deportime/ 2840 të kthyer në vetëm tre muaj, më shumë se gjysma nga Greqia dhe Franca

0

Të dhënat nga “Agjencia Europiane e Statistikave” sinjalizojnë se Shqipëria mban vendin e parë sa i përket shtetasve të vendeve të treta që janë larguar nga territori i një shteti anëtar, pas një vendimi apo akti administrativ ose gjyqësor që deklaron se qëndrimi i tyre është i paligjshëm dhe vendos detyrimin për t’u larguar nga territori. Kështu, shqiptarët regjistrojnë numrin më të lartë të deportimeve nga vendet e Bashkimit Europian përgjatë tremujorit të dytë të vitit 2021. Kjo shifër gjatë kësaj periudhe, sipas të dhënave, vlerësohet të jetë në rreth 2,650 persona të dëbuar nga vendet të cilat janë pjesë e Bashkimit Europian, ndërsa në total, duke përfshirë edhe të dëbuarit nga vendet jo anëtare, përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti janë rreth 2,840 shqiptarë të deportuar. Pas Shqipërisë vijojnë në renditje Gjeorgjia dhe Rusia me 2,065 të dëbuar dhe 1,185 të dëbuar respektivisht. Vijon në renditje Turqia, Serbia dhe Ukraina. Sa i përket vendeve të tjera të rajonit, përveç Shqipërisë dhe Serbisë, shifrat tregojnë se qëndrojnë shumë larg . Maqedonia e Veriut renditet në vend të 18-të me 480 të kthyer, pasuar nga Kosova me 435 të kthyer dhe Bosnje Hercegovina me 410 të kthyer. Ndërkohë në fund kemi Malin e Zi me vetëm 60 të kthyer.

“Scan Intel” ndër të tjera ka analizuar edhe shqiptarët e dëbuar sipas vendeve. Në Greqi dhe Francë regjistrohet numri më i lartë i shqiptarëve të cilët janë kthyer pasi qëndrimi i tyre është konstatuar si i paligjshëm. Më konkretisht nga Greqia janë dëbuar 870 shqiptarë, ndërsa nga Franca janë dëbuar 655 shqiptarë. Po ashtu edhe Gjermania dhe Belgjika regjistrojnë një numër të lartë të dëbuarish me 250 dhe 180 respektivisht.

Shifrat e “Agjencisë Europiane të Statistikave” tregojnë së përgjatë tremujorit të dytë të vitit 2022, 96 550 shtetas të cilët nuk janë anëtarë të BE-së u urdhëruan të largoheshin nga një shtet anëtar i BE-së dhe gjithsej rreth 23 mijë u kthyen në një vend tjetër (përfshirë shtetet e tjera anëtare të BE-së) pas një urdhri për t’u larguar. Në të dyja këto raste, paraqitet rritje prej 16% krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, numri i shtetasve të urdhëruar të largohen nga territori i BE-së u rrit me 15% ndërsa numri i personave të kthyer në një vend tjetër u rrit me 11%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shpenzimet e familjeve rriten me vetëm 1,073 lekë/ INSTAT: Ushqimet zënë peshën më të madhe, arsimi dhe argëtimi në fund

Postimi mëparshëm

Në Shqipëri të kesh fëmijë po kthehet në luks/ 37% më shumë shpenzime mujore për familjet me një fëmijë, “kushton” mbi 200 euro në muaj

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.