Sociale

“Tregu” i OJF-ve në Shqipëri/ Në 6 vitet e fundit janë hapur më shumë se në 23 vitet paraardhëse, 80% janë përqëndruar në vetëm 3 qarqe

0

Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF) gjatë viteve të fundit kanë njohur një rritje të ndjeshme, duke e kthyer fushën e veprimtarisë së tyre në një treg të mirëfillitë dhe duke punësuar mijëra individë. Shifrat zyrtare, si nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), si nga Kuvendi, ku janë të listuara organizatat e shoqërisë civile, janë të kufizuara, por edhe kontradiktore. `AMSHC` raporton rreth 453 OJF në të gjithë vendin, ndërsa Kuvendi rreth 722. Gjithsesi, në të dyja rastet bëhet fjalë për vullnetin e lirë të OJF-ve për t`u regjistruar në listat publike të dy institucioneve në fjalë. “Scan Intel” ka siguruar disa të dhëna më të detajuara sa i përket OJF-ve me përgjegjësi tatimore, dhe do të analizojmë ecurinë e tyre ndër vite, sipas qarqeve, pronësisë, etj.

Në total, rezulton se të paktën deri në fillim të vitit 2020 në vendin tonë kanë qenë të regjistruara me NIPT rreth 2072 Organizata Jo-fitimprurëse, me statusin aktiv. Në total, bashkë me ato që kanë kaluar në pasiv, bëhet fjalë për 2130 OJF. Ajo që bie në sy nga shifrat është rritja e ndjeshme e organizatave gjatë viteve të fundit. Gjatë 2020-ës, në vetëm 2 muaj janë regjistruar 50 të tilla.

Ndërkohë, në vitin 2019 janë regjistruar plot 214 OJF në të gjithë vendin, në vitin 2018, 210 OJF, dhe në 2017-tën, 176. Në vitin 2012 regjistroheshin 101 OJF dhe në 2010-ën vetëm 72. Gjatë periudhës 2014-2020, pra në 6 vite e pak muaj, janë regjistruar më shumë OJF se në 23 vitet paraardhëse, për periudhën 1991-2013. Shifrat flasin qartë dhe tendenca është po ashtu e qartë, se gjatë viteve të fundit ky lloj “tregu” ka njohur një zgjerim të ndjeshëm.

Në rast se Organziatat Jo-Fitimprurëse i analizojmë sipas qarqeve, vëmë re se pjesa dërrmuese është e përqëndruar në Tiranë, më saktë 67% e tyre. Në vend të dytë ndjek Shkodra, me 7.1% të OJF-ve të rejistruara në rang vendi, dhe në vend të 3-të pozicionohet si qark ai i Durrësit, me 5.2% të totalit. Ndjek më pas Elbasani me 3.92% dhe Korça me 3.87% në vend të 5-të. Berati me vetëm 1.1% dhe Kukësi me 0.8% pozicionohen në 2 vendet e fundit, si qarqet me përqëndrimin më të ulët të OJF-ve në vendin tonë. Edhe Lezha, Dibra dhe Gjorokastra kanë një peshë mjaft të ulët në këtë “treg”. Pra, 80% e OJF-ve janë të përqnëdruara në vetëm 3 qarqe: Tiranë, Shkodër dhe Durrës.

Sa i përket pronësisë, 91.5% e tyre janë shqiptare, dhe pjesa e mbetur, pra 8.5% janë ose të huaja ose me pronësi të përbashkët.

Në këtë analizë janë marrë vetëm OJF-të e pajisura me NIPT, pra që kryejnë transaksione financiare, ndërkohë që ekzistojnë edhe qindra apo mijra të tjera të cilat nuk janë të pajisura me NIPT por kanë vetëm statusin gjyqësor.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Menaxhimi i mbetjeve në rënie për 2021-shin/ INSTAT: Vetëm 2% e mbetjeve janë trajtuar më incenerim, 79% e tyre në landfille

Postimi mëparshëm

Sa na kushton një “Iphone 14”? Sa 21.5% e pagës vjetore, jemi të fundit në rajon. Na duhen 444 orë pune, një zviceriani, vetëm 33 orë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.