Sociale

Më pak fëmijë të braktisur në vitin 2023/ Ulet numri i veprave penale dhe procedimeve gjyqësore

0

Të dhënat e vitit 2023 mbi gjendjen e kriminalitetit në Shqipëri tregojnë një prirje të përgjithshme drejt uljes së veprave penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes në krahasim me një vit më parë. Kjo përfshin një ulje të numrit të procedimeve të regjistruara dhe të dërguara në gjykatë, si dhe një ulje të ndjeshme të numrit të të dënuarve.

Ky grup zë 6.17% të peshës totale të numrit të veprave penale për vitin 2023, ndërsa koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë për këtë grup veprash penale në vitin 2023 është 53.81 nga 55.81 që ishte në në vitin 2022. Pas përllogaritjeve, nga të dhënat statistikore në vitin 2023, vihet re një ulje vjetore prej 4.68% e numrit të procedimeve të regjistruara e ndërkaq kemi ulje prej 8.33% të procedimeve të dërguara në gjykatë në krahasim me vitin e kaluar. Në lidhje me të pandehurit për këtë grup veprash penale, vihet re rënie e numrit të regjistruar përkundrejt këtij totali në vitin 2022 prej 11.39%. Theksojmë se në këtë grup të veprave penale përfshhet braktisja e të miturve, keqtrajtimi i të miturve dhe shtrëngimi ose pengimi për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesë.

“Scan intel” është ndalur pikërisht tek shifrat që lidhen me braktisjen e fëmijeve të mitur për të kuptuar tendencën e kësaj vepre penale gjatë vitit 2022 dhe 2023, vitet e fundit për të cilat disponohen të dhëna zyrtare. Braktisja e të miturve paraqet shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të tyre. Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin “Vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes” për vitin 2023 është 1.14%, ndërkohë që në vitin 2022 ka qenë 1.86%. Pra nga të dhënat statistikore vihet re tendenca në ulje për veprën penale të parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal “Braktisja e fëmijëve të mitur” në vitin 2023 në krahasim me një vit më parë. Konkretisht nga 29 në 17 procedime të regjistruara gjithsej.

Theksojmë se numri më i lartë i procedimeve për vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, është regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë 35%, ndërkohë që koeficienti më i lartë për 100,000 mijë banorë rezulton në qarqet Lezhë me 69 procedime dhe qarku Korçë me 63 procedime

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Importi i kafshëve të gjalla, rekord në prill/ Turizmi nxiti kërkesën për produkte të mishit

Postimi mëparshëm

Zgjerohet tregu i shoqërive të kursim-kreditit/ Aktivet shtohen me 130 milionë lekë në tre muajt e parë të vitit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.