Sociale

Gratë, biznesi dhe ligji në Shqipëri/ Raporti i BB: Renditemi në vend të 41 në botë, nga 190 vende gjithsej

0

“Banka Botërore” ka publikuar së fundmi raportin “Gratë, Biznesi dhe Ligji” për vitin 2024. Ky raport është i pesti në seri dhe mat ligjet e rregulloret që ndikojnë në mundësitë ekonomike të grave në vende të ndryshme të botës. Raporti paraqet tetë tregues të strukturuar rreth ndërveprimeve të grave me ligjin të cilat janë: siguria, vendi i punës, paga, martesa, prindërimi, sipërmarrja, dallimet gjinore në pronë dhe në trashëgimi, si dhe pensionet. Mes sfidave të vazhdueshme të zhvillimit të grave identifikohen pengesa të shumta. Për këtë arsye, qeveritë mund ta përdorin këtë raport për të identifikuar barrierat për suksesin e grave, heqjen e tyre dhe nxitjen e përfshirjes ekonomike si dhe inkurajimin e ligjeve të cilat nuk janë diskriminuese. Në këtë raport përfshihet dhe vendi ynë, i cili është vlerësuar me 91.3 pikë në indeksin e përgjithshëm, nga 100 pikë në total dhe është renditur në vend të 41 mes 190 vendeve.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet e treta. Në vend të parë me më shumë pikë është vlerësuar Serbia, me 93.8, ndjekur nga Kosova me 91.9 pikë. Vendi ynë ka lënë pas Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën, të cilat janë vlerësuar me nga 85 pikë secila. Krahasuar me edicionin e vitit të kaluar nuk vërehen ndryshime sa i përket vlerësimit me pikë në vendet e rajonit, megjithatë Shqipëria dhe rajoni gëzojnë pozicione të kënaqshme në raport, krahasuar me vendet e tjera të botës. Shqipëria madje ka performuar më mirë se disa vende të zhvilluara të europës dhe botës.

Në nivel më të gjërë shohim se këtë renditje e kryesojnë shtete si Belgjika, Kanadaja, Danimarka dhe Franca, ndërkohë që në fund të renditjes kemi vende si Jemeni, Afganistani apo Irani, pra vende ku ligji nuk ndikon në mundësitë ekonomike të grave.

Klikoni këtu për raportin plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Në Shqipëri, ndër 4 gra ka 5 fëmijë/ Renditemi të tretët nga fundi duke lënë pas vetëm Maltën dhe Spanjën

Postimi mëparshëm

Çmimet nën ”kontroll” në muajin shkurt/ Inflacioni vlerësohet në 2.6%, poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.