Sociale

Projeksionet e obezitetit në Shqipëri/ Në 2035-ën pritet të ketë më pak fëmijë të prekur nga obeziteti në vendin tonë se në Serbi dhe Bosnje Hercegovinë

0

Obeziteti është një pandemi globale që po përhapet shpejt në të gjithë botën. Numri i fëmijeve apo të rriturve të prekur nga kjo sëmundje vazhdon të jetë në rritje nga viti në vit.

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e “Observatorit global të mbipeshës” (Global Obesity Observatory 2024), i cili është një bazë të dhënash interaktive në lidhje me mbipeshën në 200 vende të botës. Ky tregues matet me Indeksin e Masës Trupore (BMI), që shpreh raportin e peshës në kg ndaj gjatësisë në metër katror (kg/m2). Në këtë studim, krahas situatës aktuale janë paraqitur edhe projeksionet për dekadën e ardhshme lidhur me fëmijët dhe të rriturit të cilët janë të ekspozuar ndaj riskut të prekjes nga kjo sëmundje.

Sipas të dhënave, norma e parashikuar e rritjes së numrit të fëmijëve me BMI të lartë, që përkon me periudhën 2020-2035, është 2.3%. Ndërsa, tek të rriturit kjo normë parashikohet të jetë 0.7%. Të prekurit nga obeziteti kryesisht kanë shfaqur shenja të tilla si: presion i lartë i gjakut, hiperglicemi dhe kolesteroli i ulët. Për grupmoshat 5-19 vjeç, në vitin 2020, numri i fëmijeve me BMI të lartë në Shqipëri ishte 163,068 ndërkohë që në vitin 2035 pritet që të jenë 228,077 fëmijë me BMI të lartë, ose 38.9%

Nga ana tjetër, në vitin 2020 rreth 12 mijë fëmijë të moshës 5-19 vjeç në Shqipëri shfaqën presion të lartë gjaku, ndërkohë që pritet që në 2035 të jenë 76% më shumë. Po ashtu, një numër i konsiderueshëm i fëmijëve të kësaj grupmoshe pritet të jetë me kolesterol të ulët në 10 vitet e ardhshme. Sipas parashikimeve do të jenë 22,900 fëmijë me sasi të ulët të kolesterolit në gjak.

Nëse i referohemi parashikimeve më të afërta, pra atyre të një viti më vonë, të dhënat tregojnë se në vitin 2025, do të jenë afërsisht 1,250,000 të rritur dhe rreth 200,000 fëmijë me BMI të lartë. Në vitin 2035 pritet që për të dyja kategoritë numri i fëmijëve dhe të rriturve të rritet me 5%  dhe 20% përkatësisht.

Referuar analizës në nivel rajonal, konkludojmë se në projeksionet e bëra për vitin 2035, Shqipëria rrezikon të këtë normën më të lartë të të rriturve të prekur nga obeziteti me 0.7%, ndërkohë që në vendet e tjera të rajonit kjo normë varion nga 0.2% në 0.4%. Ndërkohë, përsa i përket projeksioneve të bëra lidhur me numrin e  fëmijeve me BMI më të lartë, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë më pak të riskuara me 1.6% dhe pas tyre renditet Shqipëria me 2.3% duke lënë pas Bosnje Hercegovinën dhe Serbinë, të cilat janë më të predispozuara të kenë një numër më të lartë të fëmijëve me BMI të lartë.

Klikoni këtu për raportin plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Numri i bankomateve, rekord gjatë vitit 2023/ ATM-të me funksion depozitim të parave shënojnë rritjen më të madhe

Postimi mëparshëm

Zhvillimi njerëzor, Shqipëria e 74-ta/ UNDP: Në 32 vite vlera e indeksit u rrit me 21.6%, por jemi më keq se një vit më parë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.