Shqipëria 360°

Tirana sot vlen sa Shqipëria e 2006-ës/ Prodhon 7.2 mld euro në vit, ose 20 milionë euro në një ditë

0

Bazuar në të dhënat më të fundit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit këtë vit vlerësohet në rreth 2.01 trilionë lekë, ose 16.8 miliardë euro. Por, sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Rreth 46 milionë euro! Kaq është mesatarisht, vlera monetare që prodhon ekonomia shqiptare gjatë një dite. Ndërkohë, kryeqyteti, zë 42.98% në strukturën e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Të dhënat mbi peshën që zenë qarqet në strukturën e Prodhimit të Brendshëm Bruto i referohen vitit 2020, dhe jo vitit 2022, por janë indikatorë të cilët ndër vite pësojnë luhatje shumë të vogla, çka sugjeron që mund t`i marrim të mirëqëna edhe për vitin aktual. Bazuar në peshën që ka kryeqyteti në ekonominë e vendit, nga një përllogaritje e thjeshtë, rezulton se ekonomia e Tiranës në një vit prodhon rreth 7.2 mld euro.

Në një ditë, ndërkohë, ekonomia e kryeqytetit vlen 19.8 milionë euro. Prodhimi ekonomik i projektuar i Tiranës si qark këtë vit, prej 7.2 mld euro, është i barabartë me prodhimin ekonomik të të gjithë ekonomisë shqiptare në vitin 2006. Asokohe, Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit fiksohej në rreth 872 milionë lekë, ose rreth 7.3 miliardë euro. Kjo përllogaritje i referohet PBB-së me çmimet e tregut me çmime korente.

Ndërkohë, sa i përket prodhimit ekonomik në një ditë të secilit qark, pas Tiranës, në vend të dytë ndjek qarku i Fierit, me rreth 5 milionë euro, Durrësi me 4.6 milionë euro, Elbasani me 3.1 milionë euro, Vlora me 2.6 milionë euro, Korça me 2.5 milionë euro.

Ndërkohë, në fund të tabelës shohim qarkun e Dibrës, që prodhon në një ditë 1.3 milionë euro, atë të Gjirokastrës, 1 milion euro, dhe në fund fare, qarkun e Kukësit, me vetëm 764 mijë euro.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Zhvillimi i turizmit, ku renditet Shqipëria? Në vend të 72 mes 117 shteteve në total, humbasim një pozicion nga edicioni i kaluar

Postimi mëparshëm

1 në 5 shqiptarë punon mbi 10 orë në ditë/ 237 mijë individë vlerësohet se punojnë më shumë se 49 orë në javë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.