Ekonomi

1 në 5 shqiptarë punon mbi 10 orë në ditë/ 237 mijë individë vlerësohet se punojnë më shumë se 49 orë në javë

0

Të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave në lidhje me tregun e punës tregojnë se gati 1 në 5 shqiptarë të punësuar, me ose pa pagë, punojnë mbi 49 orë në javë, çka përkthehen në më shumë se 10 orë punë në ditë, në rastin e një pushimi javor dy-ditor, dhe mbi 8 orë në ditë, në rast të pushimit javor 1-ditor. Janë në total 237 mijë të punësuar, ose 19% e totalit të të punësuarve të cilët punojnë mbi 49 orë në ditë. Sipas kodit të punës, orët javore nuk duhet të jenë më shumë se 40 të tilla. Nga ana tjetër, shifrat zyrtare tregojnë se më shumë se gjysma e të punësuarve punojnë nga 40 deri në 48 orë në javë, më saktësisht 56.7% e totalit. Ky interval përfshin kështu edhe atë mbi 8 orë punë në ditë, çka sinjalizon se pjesa dërrmuese e të punësuarve në vendin tonë punojnë mbi këtë kufi. Ndërkohë, rreth ¼ të punësuar në vendin tonë punojnë 40 orë pune në javë. Kjo normë ndahet si vijon: 3.5% punojnë mes 35-39 orëve në javë, 6.3% punojnë mes 30-34 orëve në javë, 10.7% punojnë mes 15-29 orëve në javë, 2.6% punojnë mes 1-14 orëve në javë, ndërsa 1.2% nuk kanë një orar të përcaktuar.

Sa i përket atyre që punojnë mbi 49 orë në javë, gjatë vitit 2021, norma mbi totalin ka pësuar një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin pararendës, atë të pandemisë, kur fiksohej në 16.4%. Norma prej 19% rezulton të jetë rikthyer kështu pranë niveleve të para pandemisë. Në vitin 2019 fiksohej pranë 20.4%, në 2018-ën në 20.2%, 2017-ën në 20.7% dhe në 2016 pranë 17.9%.

Nga ana tjetër, shifrat për vitin 2021 tregojnë se mbingarkesa në tregun e punës, referuar atyre mbi 49 orë pune në javë është një fenomen më i përhapur te gjinia mashkullore. Këta të fundit, të cilët punojnë mbi 49 orë pune në javë, ose mbi 10 orë në ditë, përbejnë thuajse ¼ e totalit, ose 23.7%. Për femrat ndërkohë, kjo normë zbret pranë 13.2%.

Kujtojmë se këto të dhëna i referohen të gjithë të punësuarve, pra edhe atyre pa pagë, edhe të vetëpunësuarve, përveç të punësuarve me pagë, çka do të thotë se janë të përfaqësuar ata që punojnë në sektorin bujqësor, profesionet e lira, ata që punojnë në biznesin familjar, etj.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Tirana sot vlen sa Shqipëria e 2006-ës/ Prodhon 7.2 mld euro në vit, ose 20 milionë euro në një ditë

Postimi mëparshëm

Arsimi i lartë, shqiptarët në fund të Europës/ Vetëm 1 në 3 të rinj, me diplomë, dy herë më pak se Luksemburgu apo Irlanda

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.