Shqipëria 360°

Lagjet më të ngarkuara dhe më të qeta të Tiranës/ “M.Shyri”, “Tirana e Re” dhe “21 Dhjetori” me dendësinë më të madhe, “Dajti”, “Farka” dhe “Kashari”, më të ultën

0

“Scan Intel” ka përpunuar të dhënat e Open Data, Bashkia Tiranë, sa i përket dendësisë së popullsisë sipas njësive administrative përgjatë viteve 2009-2022. Kujtojmë se dendësia e popullsisë llogaritet si numri mesatar i popullsisë për kilometer katror në një hapësirë të caktuar. Kështu, njësitë administrative “Myslym Shyri”, “Tirana e Re” dhe “21 Dhjetori” rezultojnë më të populluara ndër qendrat rezidenciale, përkundrejt njësive “Dajt” “Farkë” dhe “Kashar” si lagjet me më pak dendësi popullsie ose njësitë e para kanë një popullsi 112 herë më të përqëndruar se njësitë e dyta.

Gjatë gjysmës të parë të vitit 2022, rreth 34,400 ishte numri mesatar i banorëve/km2 në njësinë administrative “Myslym Shyri”, perkundrejt 36 mijë qytetarëvë që figuronin përgjatë viteve 2017-2019-ën apo 37,500 qytetarëvë që figuronin përgjatë periudhës 2013-2016-ën, çka përkthehet në një rënie me rreth 1,500-3,000 të numrit të banorëve/km2 vetëm në vitet e fundit. “Selvia/Gjimnazi Partizani” i bashkohet listës së zonave me rënie të numrit mesatar të banorëve/km2 me rreth 800 banorë ose nga 20,655 qytetarëve për gjysmën e dytë, përkundrejt 21,400 që rezultonin përgjatë viteve 2014-2020. I njëjti fenomen duket të përsëritet dhe në njësinë “Ali Demi” drejt rënies të përqëndrimit të popullsisë për km2 nga rreth 17,000 banorë në vitin 2016 në 16,600 banorë/km2. Nga të dhënat e grumbulluara, shohim se raporte pozitive sa i përket dendësisë së lagjeve më të vjetra, pra shtim të numrit të banorëve për km2 regjistrojnë njësitë “Don Bosko dhe Brraka” “21 Dhjetori/Parku”, “Xhamlliku” dhe “Kinostudio”.

Nga krahu tjetër, çka bie në sy është një rritje e ndjeshme e dendësisë në zona si “Kashari”, “Farka” dhe “Dajti” të njohura dhe si njësi pak më periferike nga qëndra. Nga ndjekja e ecurisë së këtyre njësive për periudhën 2009-2022 rezulton se rritja nis rreth viteve 2016-2017, çka lidhet qoftë me ristruturimin e njësive administrative që rrodhën nga ish-komunat, por sidomos me zhvillimin që kanë marrë këto njësi sa i përket ndërtesave të reja rezidenciale. Vetëm të marrim si shembull vitin 2009 na rezulton se njësia “Kashar” ka pësuar një rritje goxha të lartë sa i përket dendësisë me rreth 1020 banorë/km2, njësia Farkë me rreth 560 banorë/km2 ndërkohë që rritje më të lehtë shënon njësia administrative “Dajt” me rreth 180 banorë/km2. Mjafton të përmendim një varg kompleksesh të reja të ndërtuara në zonat si `Astir`, `Fresku` dhe përreth qendrave tregtare për të shpjeguar fenomenin e dyndjeve drejt këtyre zonave të banorëve kryeqytetas.

Shifrat duken bindëse sa i përket qasjes dhe mobilitetit të “Tiranasve” të cilët po distancohen nga të jetuarit në zona me përqëndrim të lartë prej nga bashkëndajnë ato pak kilometra katrorë, drejt zonave periferike më të qeta dhe kushte jetese ndjeshëm më të përmirësuara ((kliko këtu).

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Cila kompani ajrore shqiptare rrezikon falimentin? Raporti i “Bernstein” flet për “Albawings”, e rendit ndër 3 kompanitë më të rrezikuara në Europë

Postimi mëparshëm

Impakti i Iranit në ekonominë shqiptare/ Tregtia dhe turizmi, shifrat tregojnë një peshë të papërfillshme

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.