Raporte

Të burgosurit, Shqipëria rekord pas rekordi/ Më shumë se gjysma e tyre nuk e vuajnë dënimin përfundimtar

0

Sipas raportit të Këshillit të Europës për vitin 2022, Shqipëria renditet ndër vendet që ka numrin më të lartë të të burgosurve në raport me popullsinë, me 176 për 100 mijë banorë. Kjo shifër jo vetëm na rendit ndër vendet e para të Europës me numrin më të lartë, por na rendit edhe të parët në rajon. Pas vendit tonë, në nivel rajoni, renditet Serbia me 155 të burgosur për 100 mijë banorë. Vlen të theksohet se mesatarja europiane për këtë tregues është 117 të burgosuar për 100 mijë banorë. Krahasuar me vitin 2021 vihet re një rritje e numrit të të burgosurve në Shqipëri për 100 mijë banorë me 8.2%. Lihtenshtejni renditet vendi me normën më të ulët të të burgosurve për 100 mijë banorë.

Ndër të tjera, nga të dhënat konkludojmë se Shqipëria është e treta mes 47-të vende të Europës, e cila ka shënuar rritjen më të lartë të numrit të të burgosurve nga viti 2005 deri në vitin 2022, me 61%. Ndërkohë numri i të burgosurve në pjesën më të madhe të vendeve të Europës, përgjatë kësaj periudhe, paraqitet me rënie.

Nga ana tjetër, një shifër mjaft interesante që na vendos ndër të parët në rajon, por për mirë, është ai i përqindjes së femrave të burgosura. Të dhënat tregojnë se Shqipëria është vendi i dytë në Europë me përqindjen më të ulët të femrave të dënuara. Femrat zënë 1.2% të të burgosurve në vendin tonë për vitin 2022.

Një tregues tjetër interesant në këtë raport lidhet me përqindjen e të burgosurve të huaj në burgje. Sipas shifrave të Këshillit të Europës, Shqipëria pozicionohet mes vendeve me përqindjen më të ulët. Të dhënat për vitin 2022 flasin për një peshë prej 2.1% të burgosurve të huaj në vendin tonë.

Por si paraqitet Shqipëria në renditje sa i përket normës së të burgosurve të cilët nuk vuajnë dënimin përfundimtar? Sipas të dhënave të analizuara nga ‘Scan Intel’, Shqipëria është vendi i tretë në Europë me përqindjen më të lartë sa i përket të burgosurve që nuk e vuajnë deri në fund dënimin e dhënë nga gjykata. Norma për Shqipërinë për vitin 2022 llogaritet në 58%, pra më shumë se gjysma nuk e vuajnë dënimin.

Numri i të burgosurve për 100 mijë banorë

Ndryshimi në përqindje i numrit të të burgosurve nga 2005 në 2022

Norma e grave të burgosura, 2022

Norma e të burgosurve të huaj në burgje, 2022

Norma e të burgosurve që nuk vuajnë dënimin përfundimtar, 2022

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Durrësi, me rritjen më të lartë të kreditimit/ Shkodra dhe Lezha të vetmet me rënie në tremujorin e tretë

Postimi mëparshëm

Aksesi i grave në vendimmarrje/ Përmirësohet përfaqësimi gjinor, por mbetemi akoma në nivele të ulta

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.