TeknologjiTransport

Makinat elektrike në vend, sa u regjistruan këtë vit? Shifrat, nga marka e preferuar deri te qarku me më shumë mjete

0

Teknologjia e automjeteve ka përparuar vitet e fundit duke na drejtuar gjithmonë e më shumë drejt makinave elektrike. Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i mjeteve rrugore elektrike në Shqipëri po rritet nga viti në vit. Shifrat e “Institutit të Statistikave” mbi karakteristikat e mjeteve rrugore flasin për 1,245 mjete ektrike në vendin tonë përgjatë vitit 2022, nga 624 gjatë vitit 2021.

Por si paraqitet numri i mjeteve elektrike të regjistruara këtë vit, çfarë marke janë dhe cili qark ka më shumë? ‘Scan Intel’ ka analizuar të dhënat nga “Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimve të Transportit Rrugor” për të parë se sa mjete elektrike janë regjistruar përgjatë periudhës Janar-Shtator të këtij viti. Nga të dhënat rezulton se gjatë kësaj kohe janë regjistruar gjithsej 1,200 mjete elektrike. Po ta analizojmë sipas muajve muaji Korrik ka regjistruar numrin më të lartë me 168 mjete elektrike.

‘VOLKSWAGEN’ është marka që kryeson renditjen sa i përket makinave elektrike të regjistruara nga muaji Janar deri në muajin Shtator, me 502 mjete. Marka e dytë e makinave elektrike është ‘MG’ me 102 mjete, pasuar nga ‘HYUNDAI’ me 99 mjete. ‘HONDA’ po ashtu qëndron në radhë sa i përket makinave elektrike në vendin tonë me 58 mjete dhe ndiqet nga ‘MERCEDES BENZ’ me 39 mjete. Sipas të dhënave nga “Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimve të Transportit Rrugor” markat ‘DONGFENG’, ‘AIWAYS’, ‘TOYOTA’, ‘BEIJING’ dhe ‘MILG’ plotësojnë Top 10 makinat elektrike më të preferuara nga shqiptarët për këtë vit. Referuar shifrave, për periudhën Janar-Shtator, llogariten 16 makina elektrike të markës ‘TESLA’.

Nga të dhënat e analizuara nga ‘Scan Intel’ sipas rretheve rezulton se numri më i lartë i makinave elektrike është në Tiranë me 1,085 mjete. Durrësi ndjek në radhë me 40 mjete, pasuar nga Fieri me 22 mejte, Elbasani me 14 mjete, Saranda me 12 mjete dhe Laçi me 8 mjete ekektrike. Gjirokastra, Kukësi dhe Peshkopia janë zonat më me pak makina elektrike të regjistruara, përkatësisht me nga 1 secili.

Referuar të dhënave zyrtare del se përgjatë kësaj periudhe, pra vetëm për Janar-Shtator të këtij viti, numri i mjeteve elektrike të regjistruara në Shqipëri në raport me popullsinë është 3 makina për 1,000 banorë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Çmimet e konsumit i rikthehen rritjes/ Norma e inflacionit, 4.1% në shtator. Ushqimet, “udhëheqin” shtrenjtimin

Postimi mëparshëm

Izraeli në ekonominë Shqiptare/ Rreth 5.8 miliardë lekë importe në vitin 2022, zënë 0.6% të totalit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.