Sociale

Rreth 22% e të rriturve në Shqipëri janë obezë/ Femrat regjistrojnë normën më të lartë, parashikohet rritje alarmante e obezitetit

0

Obeziteti është faktor kryesor për shtimin e numrit së sëmundjeve në popullatë në të ardhmen dhe ndikon në produktivitetin e kësaj popullate. Por sa përqind e popullsisë në Shqipëri është obeze, si renditet Shqipëria, krahasuar me vendet e tjera dhe si shfaqet kjo sëmundje sa i përket gjinive? “Scan Intel” ka analizuar të dhënat e “Observatorit global të mbipeshës” (Global Obesity Observatory), i cili është një bazë të dhënash interaktive në lidhje me mbipeshën në 200 vende të botës. Ky tregues matet me Indeksin e Masës Trupore (BMI), që shpreh raportin e peshës në kg ndaj gjatësisë në metër katror (kg/m2). Sipas renditjes niveli mbi 30 konsiderohet obez, 25-29.9 mbipeshë, nga 18.5-24.9 është normal dhe nën 18.4 nën peshë.

Sipas të dhënave, në Shqipëri 22.3% e meshkujve të rritur janë obezë dhe ky tregues na pozicionon në vend të 72 mes 200 vendeve gjithsej. Referuar të dhënave për rajonin shohim se përqindja e meshkujve të rritur obezë është më e lartë në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut.

Po të shohim treguesin e femrave të rritura të cilat janë obeze rezulton se në Shqipëri janë 22.7% e tyre duke u pozicionuar në renditjen globale në vend të 110-të. Pra, nga kjo përqindje rezulton se në Shqipëri janë më shumë femra obeze sesa meshkuj. Përqindja më e ulët e femrave të cilat janë obeze regjistrohet në vende si Vietnami, Japonia dhe Koreja e Jugut me 2.7%, 3.8% dhe 5%. Nga ana tjetër, përqindja më e lartë e femrave të rritura obeze është rregjistruar në Samoan Amerikane me rreth 65%. Krahasuar me rajonin, për treguesin e obezitetit te femrat e rriutra, Shqipëria është më keq vetëm se Bosnje Hercegovina.

“Scan Intel” ndër të tjera ka analizuar të dhënat e “Observatorit global të mbipeshës” për fëmijët sipas gjnive. Referuar renditjes 9.98% e fëmijëve meshkuj janë obeze. Për këtë tregues Shqipëria renditet në vend të 100, më mirë se Serbia dhe Maqedonia e Veriut, por më keq sa Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina.

Shqipëria nga ana tjetër renditet në vend të 113-të sa i përket fëmijëve ferma obeze me 5.8%. Pra, fëmijët femra të cilat janë obeze janë në përqindje më të ulët se fëmijët meshkuj obezë. Ajo që bie në sy është se përqindja më e ulët e fëmijëve obezë është në vendet e Afrikës si Uganda, Ruanda dhe Nigeria, vende të cilat në Indeksin Global të Urisë kanë një renditje alarmante.

Një tregues aspak pozitiv i raportit të “Observatorit global të mbipeshës” për vitin 2023 janë parashikimet për obezitetin në Shqipëri gjatë viteve në vijim. Referuar vlerësimeve për vendin tonë për prevalencën e obezitetit deri në vitin 2035 për të rriturit, fëmijët dhe adoleshentët shohim se treguesit janë në rritje. Sipas raportit kjo do të ketë një ndikim të madh edhe në ekonominë e vendit.

Përqindja e meshkujve të rritur të cilët janë obezë

Përqindja e femrave të rritura të cilat janë obeze

Përqindja e fëmijëve meshkuj të cilët janë obezë

Përqindja e fëmijëve femra të cilat janë obeze

Projeksionet e prevalencës së obezitetit

Për të parë të dhënat e plota klikoni këtu

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sa i paguan Shqipëria çdo vit OKB? $229 mijë, ose 0.008% të buxhetit të Organizatës

Postimi mëparshëm

Kostot në ndërtim rriten me 7%/ Shpenzimet për energji dhe materiale me ndikimin më të lartë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.