Çmimet

Kostot në ndërtim rriten me 7%/ Shpenzimet për energji dhe materiale me ndikimin më të lartë

0

Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” mbi kostot e ndërtimit për tremujorin e katërt të vitit të kaluar sinjalizojnë rritje si në terma vjetore, ashtu edhe në terma tremujore. Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e katërt të vitit 2022 arriti 110.3 kundrejt tremujorit të katërt 2020 si periudha bazë. Kështu, ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e fundit të vitit të kaluar është 7%. Ndërkohë, një vit më parë ky ndryshim regjistrohej në 3.1%. Shifrat e përpunuara nga “Scan Intel” flasin për një rritje të vazhdueshme të këtij treguesi, megjithtatë tremujori i tretë i vitit 2022 regjistron nivelin më të lartë të kostove të ndërtimit që nga tremujori i parë i vitit 2018-të, periudhë për të cilën INSTAT disponon të dhëna. Nëse do të flisnim për ndryshimet tremujore, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim ka shënuar rritje me 0.8%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2022

Sa i përket ndryshimeve vjetore për grupet kryesore të dhënat tregojnë se, krahasuar me të njejtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 14.1%, pasuar nga grupet, “Shpenzime materiale” dhe “Kosto të tjera” me 7.9% secila, “Shpenzime makinerie” me 5.3%, “Shpenzime për paga” me 5.0% dhe “Shpenzime transporti” me 1.9%. Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indekset e nëngrupit “Materiale ndërtimi” shënuan rritjen më të lartë me 8.4%, pasuar nga grupi “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” me 7.8% dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 5.9%.

Nga ana tjetër, nëse do të flisnim për ndryshimet tremujore të grupeve kryesore, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime materiale”, “Shpenzime për paga” dhe “Shpenzime transporti” me 1.3% secila, pasuar nga grupet “Kosto të tjera” me 1.0% dhe “Shpenzime makinerie” me 0.7%. Ndërsa, grupi “Shpenzime energjie” shënoi ulje me 1.0%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Rreth 22% e të rriturve në Shqipëri janë obezë/ Femrat regjistrojnë normën më të lartë, parashikohet rritje alarmante e obezitetit

Postimi mëparshëm

Energjia rrit çmimet e prodhimit dhe importit/ 21.4% dhe 6.7% më të shtrenjta në T4 2022, krahasuar me një vit më parë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.