FinancëRaporte

“Moody`s” ruan notën e Shqipërisë, në B1/ “Ekonomia shqiptare i rezistoi goditjes së 3-fishtë, falë turizmit dhe IHD”

0

Agjencia e vlerësimit të kreditit “Moody`s” ka mbajtur të pandryshuar në B1 me perspektivë të qëndrueshme notën e vlerësimit të ekonomisë shqiptare. Ky vlerësim mbështetet në 3 shtylla kryesore. Së pari, forcën ekonomike të moderuar që kombinon perspektivën e rritjes ekonomike me dobësitë strukturore, si dhe ekspozimin ekonomik ndaj risqeve klimatike. Së dyti, forca e moderuar fiskale, me dobësimin e matricave të përballueshmërisë së borxhit, balancuar nga një rënie e barrës së borxhit. Së treti, ndjeshmëria ndaj risqeve është rritur nga faktorë që lidhen me likuiditetin e qeverisë dhe risqet e sektorit bankar.

“Parashikimi i qëndrueshëm reflekton këndvështrimin e “Moody`s” se, rreziqet ndaj profilit të kreditit të Shqipërisë janë të balancuara në nivelin B1. “Moody`s” pret që ekonomia shqiptare të vazhdojë të tregojë rezistencë në vitet 2023-2024. Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian si faktori kryesor i jashtëm për reformat do të rezultojë në një implementim të mëtejshëm gradual të tyre, si strukturore, ashtu edhe institucionale”-thotë agjencia mes reshtave.

Rritja ekonomia pritet të ngadalësohet në 2.5% këtë vit dhe të ngjitet në 3.2% vitin e ardhshëm. Nga ana tjetër, në raportin për vendin tonë, gjigandi i vlerësimit të kreditit thekson edhe faktin se rritja ekonomike afat-mesëm prej 3%, merr shtysë edhe nga investimet e huaja direkte, sidomos në sektorin e turzimit dhe atë energjetik, apo zhvillimin e turizmit dhe të bujqësisë, përfshirë zgjatjen në kohë të sezonit turistik dhe rritjen e rëndësisë e cilësisë së këtyre dy sektorëve. Sa i përket turzimit, agjencia shton ndër të tjera se ky sektor në Shqipëri i është rikthyer niveleve të para-pandemisë.

“Është për t`u nënvizuar se ekonomia shqiptare ka treguar rezistencë domethënëse ndaj shokut të trefishtë që filloi me tërmetin e nëntorit të 2019-ës, pandeminë e koronavirusit që e shtyu ekonominë vendase në recesion në 2020-ën, si dhe krizën europiane energjetike në fillim të 2022-shit, të shkaktuar nga lufta në Ukrainë” -vijon gjigandi i vlerësimit të kreditit.

“Gjithsesi, hendeku në të ardhura me Shqipërisë dhe Bashkimit Europian mbetet i madh krahasuar me shumicën e vendeve të ballkanit perëndimor dhe arritja e niveleve europiane është graduale. Me një rritje potencialisht pranë 3%, Shqipërisë do t`i duheshin më shumë se 30 vite për të arritur nivelin e PBB-së për frymë të unionin” – thotë ndër të tjera “Moody`s”.

Sa i përket faktorëve që mund të çojnë në një zhvlerësim të notës së borxhit sovran të vendit, faktorët që lidhen me konsolidimin fiskal dhe rritjen e borxhit publik mbeten të pranishme ashtu si në raportet e kaluara, ndërkohë që janë shtuar faktorë si rënia e investimeve të huaja direkte apo remitancave, si dhe mundësia e një përshkallëzimi të luftës në Ukrainë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kreditë me probleme vijojnë me rritje/ Në shkurt norma ngjitet në 5.16%, nga 5.10% që ishte në janar

Postimi mëparshëm

Në Shqipëri, 40% e të rinjve jetojnë me prindërit/ Mbi mesataren Europiane, norma për të rinjtë e punësuar më e lartë se e atyre pa punë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.