Raporte

Korrupsioni, Shqipëria më keq se 6 vite më parë/ Transparency International: Përmirësim me vetëm 1 pikë, renditet e 101-ta në botë për vitin 2022

0

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2022 (CPI) i publikuar nga “Transparency International” tregon se shumica e vendeve në botë po dështojnë të ndalojnë korrupsionin. Ky indeks, i cili është edhe matësi më i gjithëpranuar në nivel global i këtij fenomeni rendit 180 vende dhe territore në mbarë botën sipas niveleve të perceptuara të korrupsionit në sektorin publik, në një shkallë nga 0 (shumë e korruptuar) deri në 100 (shumë e pastër). Shqipëria renditet në vend të 101 dhe ka shënuar rritje me vetëm një pikë krahasuar më edicionin e vitit të kaluar, duke u vlerësuar me 36 nga 35 pikë. Kjo gjë ka sjellë edhe rritjen e Shqipërisë me 9 pozicione në renditje. Nëse e krahasojmë me vitet e kaluara shohim se përparimi i Shqipërisë i regjistruar në këtë edicion e dërgon atë dy vite pas, pra në vitin 2020, ku vlerësohej me 36 pikë. Në terma të përgjithshme vemë re se vitet e fundit Shqipëria nuk ka ndonjë përparim të dukshëm duke u luhatur vazhdimisht mes 35 dhe 36 pikëve. Nga të dhënat historike nivelin më të lartë të korrupsionit Shqipëria e ka regjistuar gjatë vitit 2013-të, ku vlerësohej me 31 pikë, ndërsa nivelin më të ulët në vitin 2016-të me 39 pikë.

Krahasuar me rajonin, Shqipëria këtë vit është barazuar me Serbinë, e cila renditet po ashtu në vend të 101 dhe vlerësohet me 36 pikë. Shigjeta me ngjyrë të kuqe tregon se Serbia është përkeqësuar në këtë renditje. Në vend të fundit në rajon gjejmë të pozicionuar Bosnje Hercegovinën e vlerësuar me 34 pikë dhe në vend të 110-të në indeksin e përgjithshëm. Mali i Zi renditet në vend të 65-të dhe i pari në rajon, ndjekur nga Kosova e cila renditet në vend të 84-t dhe vlerësohet me 41 pikë. Krahasuar me edicionin e kaluar Kosova është përmirësuar në renditje me 2 pikë. Nga ana tjetër, Maqedonia e Veriut renditet në vend të 85-të dhe ka grumbulluar gjithsej 40.

Nga renditja shohim se Shqipëria është mes vendeve të fundit të Europës, ndërkohë që në vend të parë në këtë indeks gjejmë Danimarkën, ndjekur nga Finlanda dhe Zelanda e Re. Ndërkohë, në anën tjetër të tabelës gjëjmë vende si Somalia, Siria, dhe Sudani i Jugut.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2022, Shqipëria

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2022, Shqipëria

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Blegtoria, Shqipëria me rënien më të madhe në Europë/ Deri në 32% më pak krerë në 7 vite, mbi 8 herë më shumë se mesatarja e BE

Postimi mëparshëm

Si e mbyllën janarin monedhat? Euro “ngriti pak kokën”, dollari pranë minimumit 1 vjeçar

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.