Financë

Si e mbyllën janarin monedhat? Euro “ngriti pak kokën”, dollari pranë minimumit 1 vjeçar

0

Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me kursin mesatar të këmbimit të monedhave të huaja kundrejt monedhës vendase. Le të shohim ecurinë e disa nga monedhave më të rëndësishme, duke mbajtur parasysh që kursi mesatar i këmbimit përfaqëson mesataren e thjeshtë të kurseve zyrtare ditore të këmbimit përkundrejt monedhës vendase LEK.

Monedha e përbashkët europiane e ka mbyllur muajin e parë të vitit 2023 me një rritje prej 1.46 pikësh krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2022. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, sa i përket kursit të këmbimit mes euros dhe lekut, tregojnë se, euro është këmbyer mesatarisht me 116.39 lekë gjatë muajit janar të këtij viti, nga 114.93 që fiksohej kjo mesatare gjatë një muaji më parë. Që prej vitit 2002 kur ka hyrë në qarkullim, monedha e përbashkët europiane nuk ishte këmbyer mesatarisht gjatë një muaji me një normë nën 116 lekë. por, kjo tendencë ndryshoi përgjatë vitit 2022 preku nivele historike duke u këmbyer edhe nën normën e 116 lekëve. Pavarësisht rritje në janar, shifra është e dyta më e ulët pas dhjetorit 2022, që shpjegohet disi edhe me rritjen e ofertës së euros në treg për shkak të ardhjes së emigrantëve gjatë fundvitit.

Monedha e dytë më me ndikim në tregun tonë të brendshëm valutor është dollari amerikan. Ndryshime ka shënuar edhe kursi i këmbimit mes dollarit amerikan kundrejt lekut. Kështu, 1$ është këmbyer mesatarisht me 107.9 lekë gjatë muajit janar të këtij viti, nga 108.52 që fiksohej kjo mesatare gjatë muajit dhjetor të vitit 2022. Kursi mesatar i këmbimit gjatë muajit janar i afrohet niveleve të shkurtit të vitit të kaluar, kur 1 dollar amerikan këmbehej mestarisht me 107.02 lekë. Prej 10 muajsh, që nga marsi dhe deri në fund të vitit 2022, kursi mesatar i këtyre muajve ka qëndruar mesatarisht në nivelin e 114 lekëve.

Nëse shohim paundin britanik, gjatë muajit janar mestarisht është këmbyer me 132 lekë. Ndonëse vijon të mbetet monedha më e vlerësuar në tregun e brendshëm valutor, kursi mesatar i këmbimit ka pësuar ulje për muajt dhjetor-janar krahasur me muajt e tjerë të vitit të 2022.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Korrupsioni, Shqipëria më keq se 6 vite më parë/ Transparency International: Përmirësim me vetëm 1 pikë, renditet e 101-ta në botë për vitin 2022

Postimi mëparshëm

Ekonomia do të rritet me 3% këtë vit? Instituti i Vienës: Shqipëria, vendi i dytë me rritjen më të lartë në rajon

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.