FinancëRaporte

Investitorët marrin “kartolinën” e Shqipërisë/ Qarkorja e Eurobondit: Shqipëria ka disa risqe. Merrni me rezerva saktësinë e statistikave publike

0

Në qarkoren mbi Eurobondin prej 600 milionë eurosh, një dokument prej 194 faqesh përfshihet dhe një analizë mjaft e gjerë mbi Shqipërinë dhe ekonomninë e vendit tonë, si një kartolinë për investitorët të cilët duhet të vlerësojnë a ka rrezik ose jo t`i japin borxh Shqipërisë nëpërmjet blerjes së titujve. Sa i përket pikërisht risqeve për ekonominë shqiptare, në raport vihet theksi te një sërë prej tyresh, duke filluar që nga inflacioni. “Çdo periudhë e tejzgjatur inflacioni, së bashku me subvencionet e ndryshme si pasojë e rritjes së çmimeve mund të rezultojë në një ngadalësim apo stanjacion të rritjes ekonomike të Shqipërisë, sidomos nëse kombinohet me ngadalësim të zgjerimit dhe rritje të papunësisë”- thuhet mes reshtave për vendin tonë.

Një rëndësi e veçantë i jepet edhe sektorit energjetik dhe varësisë së vendit nga kushtet atmosferike, në një kohë që një përkeqësim i tyre mund të rëndojë prodhimin energjetik e për rrjedhojë edhe financat e vendit. E njëjta gjë vlen për risqet që burojnë nga fatkeqësitë natyrore, pasi evenimente të tilla padiskutim që mund të sjellin pasoja afat-gjata në financat publike.

Edhe sa i përket treguesve demografik Shqipëria vlerësohet si e rrezikuar, për shkak të emigracionit të lartë, kryesisht të profesionistëve si dhe të plakjes. Këto dy fenomene mund të dëmtojnë skemën e pensioneve dhe defiçitin e skemës, thuhet në raport.

Si rreziqe të tjera vlerësohen edhe: ekonomia informale, korrupsioni, sistemi gjyqësor ende në zhvillim e sipër, etj. Por, ajo që bie më së shumti në sy është paralajmërimi që i bëhet investitorëve për besueshmërinë e shifrave. Statistikat publike në vendin tonë vlerësohen me gjasa për të qenë të kufizuara, jo të sakta, jo të besueshme dhe jo me frekuencën e duhur të publikimeve dhe përditësimeve, sidomos krahasuar me vendet e tjera, përfshirë ato të Bashkimit Europian. Për këtë arsye, në qarkore këshillohen investitorët që statistikat që janë pjesë e raportit t`i marrin me rezerva dhe po ashtu riskun që buron nga pasaktësia e tyre. Asnjë prej statistikave në raport nuk është vrifikuar në mënyrë të pavarur, thuhet më tej. Edhe për vetë llogaritë e Prodhimit të brendshëm Bruto ka pikëpyetje, ndërkohë që si një ndër arsyet e kësaj situate, pra të statistikave publike të pasakta dhe jo shumë të besueshme vlerësohet edhe koordinimi mes vetë institucioneve shqiptare.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

“Vuloset” Eurobondi 600 milionë eurosh/ Bursa e Londrës: Interes 5.9% dhe maturim 5-vjeçar. I 6-ti në 13 vite

Postimi mëparshëm

Sa interesa paguajmë për borxhin e qeverisë? 550 milionë euro, 200 euro për frymë, 750 euro për familje, në vit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.