Raporte

Inovacioni, Shqipëria e 84-ta në botë/ Raporti i “WIPO”: Ruajmë të njëjtin pozicion, por përkeqësohemi në pikëzim

0

Indeksi Global i Inovacionit për vitin 2022 i publikuar nga “Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale” e pozicionon Shqipërinë në vend të 84 mes 132 vendeve në total duke grumbulluar kështu 24.4 pikë. Krahasuar me edicionin e vitit 2021 vendi ynë ruan po të njejtin pozicion por ka një përkeqësim në pikëzim duke humbur 3.6 pikë. Indeksi Global i Inovacionit zbulon ekonomitë më inovative në botë, mat performancën e ekosistemeve dhe gjurmon tendencat e reja të inovacionit dhe përparimin teknologjik në 132 ekonomi të botës. I parashikuar për të patur një pamje sa më të plotë të inovacionit, Indeksi përfshin shumë tregues, ku mes tyre masat për mjedisin politik, arsimin, infrastrukturën dhe krijimin e njohurive të reja. Shtyllat kryesore mbi të cilat ngrihet ky indeks janë: Institutcionet, Kapitalet njerzore dhe kërkimore, Infrastruktura, Sofistikimet e tregut dhe biznesit si dhe Njohuritë e teknologjisë dhe kreativiteti.

Ndërkohë që Shqipëria në indeksin e përgjithshëm renditej në vend të 84, “Scan Intel” ka analizuar renditjen e vendit tonë në të gjitha shtyllat e përmendura më lart. Pozicionimin më pozitiv vendi ynë e regjistron sa i përket infrastrukturës duke u renditur në vend të 57-të, ndërkohë pozicionin më negativ e kemi për sa i përket njohurive teknologjike dhe sofistikimit të tregut duke u renditur ne vend të 96 dhe 91 respektivisht. Për kapitalet njerzore dhe kërkimore Shqipëria po ashtu vlerësohet të ketë një pozicionim jo aq pozitiv duke u renditur në vend të 89-të mes 123 vendeve në total.

Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria renditet e fundit. “Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale” në Indeksin Global të Inovacionit 2022, rendit Serbinë në vend të parë në rajon si ekonomia më inovative duke e pozicionuar në vend të 55-të. Mali i Zi ndjek Serbinë në vend të 60-të, ndërsa Maqedonia e Veriut renditet në vend të 66-të. E parafundit në rajon renditet Bosnje Hercegovina në vend të 70-të. Nëse do të flisnim në rang botëror renditjen e kryeson Zvicra e ndjekur nga Shtetet e Bshkuara të Amerikës dhe Suedia në vend të tretë.

Indeksi Global i Inovacionit, 2022

Indeksi Global i Inovacionit, 2022

Indeksi Global i Inovacionit, 2022

Indeksi Global i Inovacionit, 2022

Për raportin e plotë klikoni këtu

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Analiza e tregut të sigurisë private/ Qarkullon thuajse 80 milionë euro në vit. 85% e tregut kontrollohet nga 10 kompani. Lista e të “mëdhenjve”

Postimi mëparshëm

Shqiptarët janë pasuruar, por nga pronat/ Raporti i “Credit Suisse”: 9.5 mld dollarë shtesë në një vit, 85% e pasurisë së një shqiptari është në prona

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.