Raporte

Indeksi i urisë, Shqipëria “në vend numëro”/ Asnjë ndryshim në pikëzim, renditemi të fundit në rajon

0

Indeksi Global i Urisë (GHI) për vitin 2022 e rendit Shqipërinë në vend të 27-të mes 121 vendeve të marra në analizë, ndërkohë që vlerësohet me 6.2 pikë. Gjatë vitit 2021, Shqipëria renditej në vend të 25-të dhe vlerësohej po ashtu me 6.2 pikë, çka do të thotë se rënia e Shqipërisë në këtë renditje vjen si rezultat i përmirësimit të shteteve të tjera, ndërkohë që ne mbetemi në vend numëro. Indeksi Global i Urisë është një mjet për gjithëpërfshirës i cili ndjek dhe mat urinë në nivel global, rajonal dhe kombëtar. Ky raport merr në analizë vetëm vendet në zhvillim dhe mat urinë bazuar në vlerat e katër përbërësve tregues që janë shkalla e vdekshmërisë nën pesë vjeç, prevalenca e humbjes së fëmijës, pëhapja e fëmijëve të pazhvilluar, dhe përqindja e të pangopurve.

Nëse do ta krahasonim Shqipërinë me vendet e rajonit, të dhënat e “Indeksit Global të Urisë” për vitin 2022 tregojnë se kemi pozicionimin më negativ. Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia bëjnë pjesë në 17 vendet e para me nivel të ulët të urisë, duke vlerësuar me më pak se 5 pikë. Ndërkohë, nga ana tjetër, raporti rendit vendet të cilat vuajnë nga një situatë ekstremisht alarmante sa i përket nivelit të urisë. Vende si Siria, Sudani, Somalia, Burundi janë vendet e fundit në renditje të cilat kanë nivelin më të lartë të urisë.

Mes të tjerash raporti thekson se “Indeksi Global i Urisë” në edicionin e këtij viti na vendos përpara një realiteti të zymtë. Ndryshimet e klimës, pandemia e COVID-19 dhe së fundmi kriza e çmimeve kanë lënë tashmë miliona njerëz të ekspozuar në pritje të krizave të mëtejshme. Së fundmi lufta në Ukrainë dhe efektet e saj në furnizimet si edhe çmimet globale për ushqimin, energjinë dhe karburantet po e kthen krizën në një katastrofë. Raporti global mes rrjeshtash tregon se progresi në trajtimin e urisë është ndalur dhe goditjet do të vazhdojnë duke vënë miliona njerëz në rrezik nga uria. Raportet e kaluara dhe aktuali i vitit 2022 thekson se këto dobësi të vazhdueshme kanë nevojë për ndërmarrjen e veprimeve që mund të adresojnë nevojat imediate.

Indeksi Global i Urisë, 2022

Indeksi Global i Urisë, indikatorët

Indeksi Global i Urisë, 2022

Për raportin e plotë klikoni këtu

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Cilat biznese po “vuajnë” për punonjës? Në biznesin e vogël, 8 në 10 vende pune nuk mbushen. Në administratë dhe organizata mbushen mbi 80% e pozicioneve

Postimi mëparshëm

Shqipëria me rritjen e 5-të më të lartë të naftës në botë/ Rritje me 9.5%, ndërkohë që në glob u rrit me 0.9% për të njëjtën periudhë kohore

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.