Konsumatori

Familjet me arsim të lartë mbeten në “vend”/ Rrisin konsumin mujor me vetëm 4% në 14 vite, ato me arsim 8/9 vjeçar i kanë rritur me 24.1%

0

Shkollimi është një element shumë thelbësor i cili pasqyrohet në mirëqenien e një individi. Këtë e reflektojnë edhe shifrat nga “Instituti i Statistikave” mbi shpenzimet sipas arsimit të kryefamiljarit. Sipas të dhënave, familjet të cilat kanë kryefamiljarin me arsim të lartë i kanë shpenzimet e konsumit më të larta se familjet me kryefamiljar arsimi i të cilit është 8/9 vjeçar apo i mesëm. Megjithatë, pavarësisht këtyre shifrave ajo që bie në sy referuar të dhënave të INSTAT është se shpenzimet e familjeve të cilat kanë kryefamiljarin më arsim të lartë kanë shënuar rritjen më të ulët të shpenzimeve që nga viti 2007-të deri në vitin 2021, me vetëm 4.1%. Gjatë vitit 2007-të shpenzimet për konsum nga këto familje llogariteshin në 104,877 lekë në muaj mesatarisht, ndërkohë që gjatë vitit 2021 ky tregues llogaritet në 109,207 lekë në muaj. Nga analiza e “Scan Intel” rezulton se niveli i shpenzimeve për konsum nga familjet në të cilat kryefamiljari ka arsim 8/9 vjeçar ka shënuar rritjen më të madhe nga viti 2007-të deri në vitin 2021 me rreth 24.1%. Për ta konkretizuar në vlera absolute gjatë vitit 2007-të rezulton se shpenzimet për konsum të familjeve që kanë kryefamiljarin me arsim 8/9 vjeçar kanë qenë në 60,501 lekë, ndërkohë gjatë vitit 2021 shpenzimet janë në nivelin e 75,108 lekë në muaj mesatarisht. Nga ana tjetër, familjet të cilat kanë kryefamiljarin me arsim të mesëm të përgjithshëm ose profesional shpenzimet e tyre janë rritur në harkun kohor të 14 viteve me 14.8%. Po nëse flasim për familjet me kryfamiljar të paarsimuar? Të dhënat nga “Instituti i Statistikave, të analizuara nga “Scan Intel” flasin për një rritje deri 8.9%, pra ndjeshëm më e lartë se rritja e konsumit për familjet me kryefamiljar të arsimit të lartë. Në total shpenzimet mesatare për konsum nga viti 2007-të deri në vitin 2021 janë rritur me 21.9%. Shifrat për vitin 2021 tregojnë ndër të tjera se familjet të cilat e kanë kryefamiljarin me arsim të lartë shpenzojnë rreth 53,597 lekë në muaj më shumë se familjet me kryefamiljar i cili nuk ka asnjë nivel arsimi të përfunduar.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Në Shqipëri të kesh fëmijë po kthehet në luks/ 37% më shumë shpenzime mujore për familjet me një fëmijë, “kushton” mbi 200 euro në muaj

Postimi mëparshëm

Nga erdhën turistët këtë vit? Nga Kosova, M.Veriut dhe Italia, thuajse 60%. Shifrat nxjerrin se mbi 500 mijë janë “anonim”

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.