Raporte

Dekurajohen aplikimet për llotarinë amerikane, – 240 mijë shqiptarë provuan fatin, rënie me 30.2% krahasuar me 2020-ën

0

Sipas të dhënave nga “Departamenti Amerikan i Shtetit” ka rënë numri i apilikimeve për Llotarinë Amerikane nga shqiptarët për vitin 2021, krahasimisht me vitin 2020. Për vitin 2021 janë rreth 240 mijë aplikime, ndërkohë që gjatë vitit 2020 ishin rreth 345 mijë aplikime, ndërsa gjatë vitit 2019 janë regjistruar 331 mijë aplikime. Theksojmë se ky total nuk përfshin vetëm aplikimet direkte, por edhe familjarët e aplikantit. Krahasuar me vitin 2020, aplikimet këtë vit shihet të kenë rënë me 30.2%.

Krahasuar me vendet e europës, Shqipëria është ndër vendet me numrin më të madh të aplikimeve. Nisur nga të dhënat vendi ynë renditet i treti pas Ukrainës dhe Rusisë. Duke marrë parasysh numrin e lartë të popullsisë së këtyre dy vendeve krahasuar me Shqipërinë dalim në konkluzionin se numri i aplikimeve nga shqiptarët është vërtetë i lartë. Popullsia e Shqipërisë për vitin 2021 është regjistruar në gati 2.8 mln banorë, kështu që nga llogaritjet del se për këtë vit rreth 11% e popullsisë në Shqipëri kanë aplikuar për Llotarinë Amerikane.

Po krahasuar me vendet e rajonit si paraqitet ky tregues? “Scan Intelligence Unit” gjithashtu ka analizuar këto të dhëna krahasuar me rajonin, nga ku del se vendi i dytë pas vendit tonë për nga numri i aplikimeve për Llotarinë Amerikane, është Maqedonia e Veriut me 23 894 aplikime. Serbia renditet në vend të tretë me 22 748 aplikime për vitin 2021. Pas Serbisë ndjek Kosova me 21 391 aplikime, ndërsa në vend të fundit në rajon me më pak aplikime është Mali i Zi me 2 696 të tilla.

Klikoni këtu për të parë të dhënat

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Analiza e tregut të automjeteve në Shqipëri/ Koncesionarët, 21 mln euro më pak xhiro me pandeminë, bilanci i 15 kompanive

Postimi mëparshëm

Sa ka shpenzuar Shqipëria në Afganistan? Rreth 3.4 milionë euro në vit. 2019 shënon rekord, me 6.14 mln euro

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.