Shqipëria 360°

Buxheti 2022 sipas qarqeve/ Tirana me rritjen më të madhe. Qeveria më e kursyer me Gjirokastrën

0

Projektligji i buxhetit për vitin e ardhshëm përfshin edhe transfertat e pakushtëzuara sipas qarqeve, ku në total përllogariten 560 milionë lekë (4.56 mln euro), nga 550 milionë lekë që ishin parashikuar në buxhetin e vitit aktual. Por, cilat qarqe do të kenë rritjen më të madhe të transfertave të pakushtëzuara që do të kanalizohen nga buxheti i shtetit? Në vend të parë në terma absolutë, por edhe në terma nominalë, gjejmë qarkun e Tiranës. Tirana si qark do të marrë rreth 83 milionë lekë nga buxheti i shtetit vitin e ardhshëm në formën e transfertave të pakushtëzuara, ose rreth 14.8% të totalit. Rritja vjetore e transfertave të pakushtëzuara nga buxheti i shtetit për qarkun e Tiranës vitin e ardhshëm projektohet në 2.7%, që është edhe më e larta mes të gjitha qarqeve të tjera. Në vend të dytë në terma nominalë është qarku i Durrësit. Për këtë qark, rritja vjetore e transfertave të pakushtëzuara fiksohet në 2.4%, duke u renditur sërish në vend të dytë. Ndërkohë, Durrësi, me 36.5 milionë lekë transferta të pakushtëzuara, zë 6.5% të totalit. Në vend të tretë në terma të rritjes gjejmë qarkun e Shkodrës, me një rritje vjetore prej 1.9%. Qarku i Lezhës parashikohet të ketë gjithashtu një rritje prej rreth 1.9%. Shkodra si qark do të marrë 57.7 mln lekë si qark nga buxheti i shtetit vitin e ardhshëm, ose rreth 10.3% të totalit. Në terma absolutë ne vend të tretë gjejmë qarkun e Elbasanit, me 59.8 mln lekë, ose rreth 10% të totalit. Rritja vjetore për këtë qark ndërkohë, fiksohet në 1.8%, çka e rendit në vend të katërt sa i përket rritjes vjetore.

Por cilat janë qarqet që do të kenë rritjen më të vogël të transfertave të pakushtëzuara nga buxheti i shtetit vitin e ardhshëm? Berati, Dibra dhe Gjirokastra! Për këtë të fundit, Gjirokastrën, duket se qeveria do të treghet më e kursyera, duke i garanatuar një rritje prej vetëm 1.1%. Për Dibrën rritja parashikohet në 1.2%, ndërsa për Beratin në 1.4%.
Durrësi, Berati dhe Lezha ndërkohë janë qarqet që marrin më pak para nga buxheti i shtetit në formën e transfertave të pakushtëzuara, dhe në total të tre këto qarqe kanalizojnë vetëm 18.3% të totalit, pra më pak se një të pestën.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

BERZH rrit projeksionet për Shqipërinë/ Rritja ekonomike këtë vit parashikohet në 8%, e dyta më e lartë në rajon

Postimi mëparshëm

Analiza e tregut të automjeteve në Shqipëri/ Koncesionarët, 21 mln euro më pak xhiro me pandeminë, bilanci i 15 kompanive

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.