Raporte

Bizneset shqiptare “vuajnë” për të gjetur tokë/ “Banka Botërore”: 1 në 5 has probleme, Shqipëria renditet e parafundit në rajon

0

Rreth 20% e bizneseve në Shqipëri kanë deklaruar se e kanë të vështirë gjetjen e tokës për të kryer aktivitetin e tyre,  sipas të dhënave më të fundit nga “Banka Botërore” në raportin “Çështjet e Tokës”. Pra, e përkthyer në raport janë rreth 1 në 5 biznese të cilat shprehen se aksesi për tokë është një kufizim i madh në operacionet aktuale të sipërmarrjes së tyre.

Sipas raportit, kjo sfidë është gjithmonë e në rritje sidomos në një kohë kur vende të ndryshme po kalojnë një transformim dramatik ndaj ekspozimit në rritje ndaj ndryshimeve klimatike, tërmeteve, mungesës së ujit, por edhe presionit të madh demografik me të cilat po përballemi së fundmi.

Nëse Shqipërinë do ta krahasonim me rajonin, të dhënat e raportit tregojnë se renditemi në vend të parafundit, duke lënë pas vetëm Kosovën. Kjo e fundit regjistron përqindjen më të lartë të bizneseve të cilat kanë deklaruar se e kanë vështirë gjetjen e një toke të lirë për të kryer aktivitetin e tyre. Sipas të dhënave të paraqitura garafikisht nga raporti i “Bankës Botërore” janë më shumë 40% e bizneseve në Kosovë që hasis kufizim në aksesin e tokës. Vendi me renditjen më pozitive në rajon është Serbia, me një normë pranë rreth 10%, pasuar nga Mali i Zi, që ndiqet në renditje nga Bosnje Hercegovina dhe nga Maqedonia e Veriut, me afërsisht 15% të sipërmarrësve të cilët kanë thënë se aksesi për tokë është një kufizim i madh për biznesin e tyre.

Sipas raportit, vendet e Lindjes së Mesme janë vendet të cilat masivisht përballen më këtë problem. Referuar grafikut shtetet të cilat kanë përqindjen më të lartë të sipërmarrësve të cilët janë shprehur se e kanë të vështirë gjetjen e tokës për të kryer aktivitetin e tyre prodhues janë Afganistani, Sierra Leone, Sudani i Jugut etj. Nga ana tjetër, vendet ku gjetja e tokës për të hapur një biznes nuk është shumë problem janë Tajlanda, Italia, Hungaria, Bullgaria dhe Kroacia.

Përmirësimi i qeverisjes dhe menaxhimi i duhur i tokës mund të luajë një rol të rëndësishëm në adresimin e secilës prej këtyre sfidave dhe në vendosjen e vendeve në rrugën e rimëkëmbjes dhe rritjes, thotë”banka Botërore”. Efikasiteti dhe qëndrueshmëria e përdorimit të tokës si dhe barazia e aksesit në tokë janë çështje qendrore në të gjithë botën.

Për të parë raportin e plotë klikoni këtu

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

4 në 10 shqiptarë nuk kanë “lekë xhepi”/ Jemi 3-fish larg mesatares së BE-së, për gratë norma ngjitet deri në 60%

Postimi mëparshëm

Tkurret numri i azilantëve shqiptarë në BE/ 6.1% më pak në Janar. Pakësohen largimet apo preferojnë më shumë Britaninë?

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.