Shqipëria 360°

Beratasit më pijedashësit, të parët në Republikë, dibranët dhe kuksianët të fundit në renditje

0

Edhe pse shqiptarët nuk janë konsumuesit më të mëdhenj të alkoolit në krahasim me vendet e tjera, përsëri konsumi mbetet i lartë. Vjetari rajonal statistikor i publikuar nga Instituti i Statistikave paraqet të dhëna mjaft interesante rreth konsumit te alkoolit sipas gjinisë dhe sipas qarqeve. “Scan Intelligence Unit” ka analizuar këto të dhëna duke i paraqitur në grafikët e mëposhtëm ku tregohet në përqindje konsumi i alkoolit për burrat dhe për gratë. Mosha e marrë si studim si për burrat ashtu dhe për gratë është 15-49 vjeç. Siç e tregon dhe grafiku, gratë e qarkut të Beratit, Tiranës dhe të Vlorës kanë përqindjen më të lartë të konsumit të alkoolit, përkatësisht me shifrat: Berati 44.1%, Tirana 40.7% dhe Vlora 36.8%. Ndërkohë gratë më pak pijedashëse, me përqindjen më të ulët vihen re në qarkun e Kukësit 4.0%, Dibrës 5.0% dhe Shkodrës 7.4%. Bazuar në mesataren kombëtare shohim se 1 në 4 gra kanë konsmumuar alkool dhe për qarkun e Beratit prevalenca e konsumit të alkoolit është 64 % mbi mesataren kombëtare për gratë që konsumojnë alkool.

Beratasit qëndrojnë përsëri ndër të parët sa i përket meshkujve që konsumojnë alkool. Sipas të dhënave të paraqitura në grafik përqindja më e lartë e burrave që konsumojnë alkool është në qarkun e Fierit 88.4%. Beratit 87.1% dhe Lezhës me 67.3%. Jo vetëm gratë, por dhe burrat e qarkut të Dibrës dhe Kukësit, konsumojnë më pak alkool. Përqindjen më të ulët siç e tregon dhe grafiku i mëposhtëm pra e gjejmë pikërisht në qarkun e Dibërs me 28.2% dhe të Kukësit me 39.1%. Në qarkun e Fierit, burrat konsumojnë 67% alkool mbi mesataren kombëtare.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Trafiku ajror, Shqipëria më mirë se Europa. Pandemia, vetëm Norvegjia dhe Luksemburgu janë goditur më pak se ne

Postimi mëparshëm

Si po ngrohen shqiptarët? Më shumë se gjysma me dru. Tiranasit, Vlonjatët, Durrsakët, më “modernët”

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *