Sociale

1 në 2 persona me aftësi të kufizuar, në rrezik varfërie/ Eurostat: Shqipëria kryeson Europën me normën më të lartë

0

Shqipëria mban vendin e parë në Europë me përqindjen më të lartë të personave më aftësi të kufizuar të cilët janë në rrezik të varfërisë apo përjashtimit social. Në vitin 2020, rreth 55% e popullsisë së Shqipërisë, së moshës 16 vjeç e lart, me aftësi të kufizuar, jetojnë në familje që përjetonin të paktën një nga tre rreziqet e varfërisë dhe përjashtimit social (rreziku i varfërisë, privimi i rëndë material dhe social ose që jetojnë në një familje me intensitet shumë të ulët të punës). Kjo shifër rezulton më e larta mes vendeve të Bashkimit Europian. Pra më shumë se 1 në 2 persona me aftësi të kufizuar në Shqipëri janë në rrezik varfërie. Mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues llogaritet në 29.6%. Sipas këtyre të dhënave mund të themi se në Shqipëri përqindja e personave më aftësi të kufizuar të cilët janë në rrezik varfërie është rreth 25 pikë përqindje më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian.

Referuar të dhënave të “Agjencsië Europiane të Statistikave” vendet e rajonit renditen në fillim të shteteve të Europës me përqindjen më të lartë. Shqipërinë e ndjek në renditje Bullgaria me 52.7% të personave më aftësi të kufizuar të cilët janë në rrezik të varfërisë apo përjashtimit social. Pas Bullgarisë renditen vende si Serbia me 46.4% dhe Mali i Zi me 45.9% të këtij treguesi.

Sa i përket shteteve anëtare të Bashkimit Europian, për vitin 2019, përveç Bullgarisë kanë regjistruar përqindjen më të lartë të personave me aftësi të kufizuar që janë në rrezik të varfërisë dhe përjashtimit social, shtete si Letonia, Estonia dhe Lituania. Sllovakia, Austria dhe Finlanda janë vendet që kanë dhe përqindjen më të ulët të këtij treguesi me 18.7%, 20.6% dhe 22.8% përkatësisht.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Rekord edhe për të ardhurat nga puna jashtë/ Arrijnë në 108 mln euro për TIII, si kurrë më parë

Postimi mëparshëm

Konsumi është rritur/ Shitjet me pakicë, rritje me 4.6% këtë sezon veror. Ushqimet, pijet dhe duhani, me rritjen më të madhe

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.