Tregti

Konsumi është rritur/ Shitjet me pakicë, rritje me 4.6% këtë sezon veror. Ushqimet, pijet dhe duhani, me rritjen më të madhe

0

Shifrat e “Institutit të Statistikave” sinjalizojnë rritje të shitjeve më pakicë gjatë tremujorit të tretë të këtij me 4.6%, krahasuar me një vit më parë. Përgjatë kësaj periudhe indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi 137,5. Edhe në terma tremujorësh, volumi i shitjeve me pakicë shihet të ketë pësuar rritje me 1.6% gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, kahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022. Pavarësisht rritjes vjetore dhe tremujore, ndryshimi mujor gjatë shtatorit i indeksit të shitjeve në tregtinë me pakicë paraqitet negativ, kjo për shkak të efektit të sezonit veror. Volumi i shitjeve nga muaji gusht 2022 në muajin shtator të po këtij viti ka pësuar rënie me 3.6%.

Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e tretë 2022 është rritur me 4,8%, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2021. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur me 4,9%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021. Nga ana tjetër, volumi i shitjeve për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” është rritur 4.6%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës. Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve është rritur me 3,9%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021.

Sa i përket ndryshimit tremujor të shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” është rritur me 2.9%, krahasuar me tremujorin paraardhës. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht është rritur me 1.7% krahasuar me tremujorin paraardhës. Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“ volumi i shitjeve i përshtatur sezonalisht është rritur me 3.2%, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2022.

Por si paraqitet ndryshimi mujor i indeksit të shitjeve neto në tregtinë me pakicë? Të dhënat nga Instituti i Statistikave flasin për një rënie me 3.6% të treguesit të pëgjithshëm dhe një rënie të shitjeve të artikujve jo-ushqimore me 0.5%.

Por cilat janë grupet të cilat kanë ndikuar në tregtinë më pakicë? Në ndryshimin vjetor të regjistruar prej 4.6%, ndikimin më të madh e ka patur “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me 1.9 pikë përqindje. Grupet “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” dhe “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” shihet të kenë dhënë kontribut me 1.2 pikë dhe 1.5 pikë secila.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

1 në 2 persona me aftësi të kufizuar, në rrezik varfërie/ Eurostat: Shqipëria kryeson Europën me normën më të lartë

Postimi mëparshëm

Turizmi, “hov” hotelet dhe agjencitë/ Shërbimet dhe të mirat rrisin shitjet dhe pagat përgjatë tremujorit të tretë të vitit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.